Shoqëria Civile: Deputetët nuk e ftuan Golemin

Shoqëria Civile ka reaguar ndaj vizitës së tri deputetëve në ambientet e paraburgimit në burgun 313 të Tiranës. Duke iu referuar lajmit mbi mostakimit të deputetëve me ish-kryeinspektoren e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, ata theksuan se ligjvënësit nuk e kishin thirrur atë në takim. Në reagim theksohet se tre deputetët e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut në Kuvend kishin zhvilluar vizitën vetëm në një seksion të ambienteve të paraburgimit të burgut 313 të Tiranës, pjesë në të cilën nuk ndodhet ish-inspektoria.

“Nga kontaktet e drejtpërdrejta me Elivar Golemin, rezulton se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga deputetët për ta takuar Golemin. Deputetët vizituan vetëm një sektor të paraburgimit 313, ndërkohë që ish-Inspektoria e Përgjithshme gjendet në sektorin tjetër. Grupimi qytetar në mbështetje të Golemit dhe familjarët bëjnë thirrje për t’iu përmbajtur saktësisht informacionit për hir të së vërtetës dhe të drejtës së informimit të publikut”,-thuhet në reagimin e shoqërisë civile lidhur me vizitën e tri deputetëve të Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut në burgun 313.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen