Shoqëria Civile: Jahjaga të zbatojë
marrëveshjen, të japë dorëheqjen

Shoqëria Civile: Jahjaga të zbatojë<br />marrëveshjen, të japë dorëheqjen
Shoqëria Civile ka vlerësuar se Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga duhet të japë dorëheqjen, si akt moral në mënyrë që t’i përmbahej marrëveshjes që e zgjodhi atë. Ata thonë se në këtë rast po mungon presioni ndërkombëtar dhe si fajtorë për këtë ngërç shohin dy liderët politikë, Hashim Thaçin e Isa Mustafën.

“Emri i saj doli nga zarfi dhe atë për ta udhëhequr vendin për një periudhë jo më të gjatë se njëvjeçare, sa për ta nxjerrë vendin nga ngërçi politik. Presidentja Atifete Jahjaga është rehatuar në postin e të parës së shtetit, ajo nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje pavarësisht thirrjeve që vijnë nga vetë ata që e emëruan”, mësohet të jenë shprehur përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Ardian Arifaj nga KIPRED-i tha se asnjëra parti nuk ka treguar interes që marrëveshja të respektohet plotësisht.

Edhe Avni Zogiani nga Çohu zvarritjen e procesit për përgatitjen e vendit për zgjedhjet e ardhshme e lidh me mungesën e presionit ndërkombëtar.

Ndërsa Driton Selmanaj nga KDI-ja thotë se partitë politike duhet të largohen nga barrikadimi i tyre në pozicione të ngurta.

Atifete Jahjaga nga Policia e Kosovës u bë presidente e vendit në bazë të marrëveshjes së fillim vitit të 2011-ës, të lidhur ndërmjet liderëve të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, e të ndërmjetësuar nga ish-ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell.

Marrëveshja më pas ishte fuqizuar edhe me miratimin e një rezolute nga Kuvendi, me anë të cilës u krijuan dy komisione parlamentare ai për ndryshimin e kushtetutës dhe reformës zgjedhore, në mënyrë që vendi të shkonte në zgjedhje brenda 6 muajsh pas ndryshimeve.

Por Kushtetuesja vlerësoi se Jahjaga mund të vazhdojë të qëndrojë në postin e presidentes, pasi që ajo ishte zgjedhur me votat e deputetëve për një mandat 5-vjeçar.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ