TIRANË - Arrestimi i Ardian Fullanit ka mbledhur sërish Shoqërinë Civile  para parlamentit duke kërkuar tashmë që ai ndodhet në burg të fusë në rend dite këtë çështje. Ndërsa i bëjnë thirrje edhe bordit drejtues të Bankës së Shqipërisë që të mblidhet pasi detyra duhet t’i kalojë zv/guvernatorit

“Parlamenti duhet të mblidhet dhe ta diskutojë këtë temë. Parlamenti nuk ka shtuar asnjë pikë në rendin e ditës, për të diskutuar këtë çështje. Duhet diskutuar se si do të veprohet në vijim. Edhe bordi drejtues duhet të marrë me vendim pasi dy anëtarë të saj nuk ndodhen në Bord, duhet që detyra t’i kalojë zv/guvernatores.”- është shprehur drejtuesi i protestës për shkarkimin e Fullanit, Zirkon Disha.
 
Zirkon Disha  ka bërë me dije se janë mbledhur mbi 13 mijë firma dhe se këto firma do u dorëzohen institucioneve përkatëse duke nisur nga Presidenti, Kuvendit, qeverisë, opozitës, etj.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)