TIRANE - Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit që kanë përfshirë Bankën e  Shqipërisë, ka siguruar opinionin publik dhe të gjithë depozituesit dhe klientët se funksionimi dhe  stabiliteti i bankave tregtare në vend nuk është cënuar.

Përmes një komunikate për shtyp, Shoqata Shqiptare e Bankave, duke u shprehur në emër të gjithë bankave anëtare të saj, thekson se sistemi  bankar shqiptar mbetet likuid, i mirë kapitalizuar, me një rritje të vazhdueshme dhe një  performancë të qëndrueshme.

Në fund të komunikatës për shtyp, Shoqata Shqiptare e Bankave nënvizon se ato do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Bankën e Shqipërisë, si dhe institucione të tjera financiare kombëtare dhe ndërkombëtare, për të siguruar ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)