Shoqata e Eksportuesve kërkojnë takim me qeverinë: Leku u mbiçmua me 14% në dy muajt e fundit! Banka e Shqipërisë të bëjë transparencë

Shoqata e Eksportuesve kërkojnë takim me qeverinë: Leku u mbiçmua me 14% në dy muajt e fundit! Banka e Shqipërisë të bëjë transparencë

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut e nisi këtë javë në rënie të fortë, pas rritjes së javës së kaluar. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 102.87 lekë, në rënie me pothuajse tre lekë nga niveli ku mbylli javën e kaluar.

Përmes një deklarata shoqata e eksportuesve kërkojnë transparencë nga Banka e Shqipërisë për tendencën e rënies së euros dhe rritjen e numrit të zyrave të Këmbimit Valutor.

"Pati një tendencë rritje të euros, e cila ndaloi po aq shpejt sa tentoi të niste.  Në fakt nga publikimet në ëebsite të BSH, kemi konstatuar zhvillime habitore të tregut të valutave, sikurse është rritja e numrit të Zyrave të Këmbimit Valutor, madje edhe përgjatë periudhës së pandemisë (ndonëse askush nuk dilte jashtë)"

Gjithashtu ata i kërkojnë BSH-së të bëjë transparencë për situatën ekonomiko financiare në vend  dhe shpjegim mbiçmimin e lekut në mënyrë të menjëhershme me 14% në dy muajt e fundit.

"Kërkojmë pikërisht këtë transparencë nga Banka e Shqipërisë, bashkë me shpjegimet se mbiçmimi i lekut është rrjedhojë logjike e zhvillimit ekonomik të vendit. Asnjë ekspert ekonomie që kemi kontaktuar, nuk ka shpjegim ekonomik e makroekonomik për mbiçmimin e lekut brenda një periudhe kaq të shkurtër në masën 14%, ndaj mirëpresim transparencën e Bankës së Shqipërisë, që ta kuptojmë në drejtimin e duhur këtë fenomen" thuhet në deklaratën e shoqatës së eksportuese shpërndarë sot.

Ata shprehin më tej shqetësimin se mbiçmimi i lekut nuk po godet vetëm fasonët, por ka goditur e po falimenton çdo ndërmarrje që prodhon e eksporton dhe shprehen të gatshëm dhe të hapur të takohen me një përfaqësi të qeverisë.

Mbiçmimi i lekut nuk po godet vetëm fasonët, por ka goditur e po falimenton çdo ndërmarrje që prodhon e eksporton. Në vijim, pa dyshim pasojat do i kenë edhe ato që prodhojnë e shesin në vend, pasi importi nuk shpreh rritje proporcionale me situatën e krijuar dhe rritja e çmimeve nga ana tjetër ka ulur fuqinë blerëse. Pra goditet brandi dhe angazhimi qeverisë “made in Albania”, rritet numri i të papunëve, rritet pasiguria në treg dhe krijohet një atmosferë jo transparente në shoqëri në përgjithësi" thuhet në deklaratë. 

Grupi i shoqatave të eksportit thotë se është i gatshëm të thërrasë ekspertët më në zë të ekonomisë ndër vite dhe është i hapur për të diskutuar mbi këtë çështje me përfaqësuesit e qeverisë, qoftë këshilltarë pranë kabinetit të Kryeministrit, ashtu dhe nga institucionet e tjera përgjegjëse dhe gardiane të politikave ekonomike

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 31/07/2023 22:36

    fasonet nuk mund te ankohen nga forcimi i lekut edhe per shkak se shumica derrmuese e aktivitetit te tyre eshte import pra ne kurs te favorshem kembimi ndaj euros

    Përgjigju
    • Or tej: 01/08/2023 10:19

      Ti qeke per minister ekonomie or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati