Shoqata e Gazetarëve Europianë në Shqipëri dënon kërcënimin ndaj gazetarit Armand Braho: Akt i paprecedent, drejtësia të ndëshkojë autorin

Shoqata e Gazetarëve Europianë në Shqipëri dënon kërcënimin ndaj gazetarit Armand Braho: Akt i paprecedent, drejtësia të ndëshkojë autorin

1674682605_Screenshot1.jpg

Shoqata e Gazetarëve AEJ, dega Shqipëri ka dënuar kërcënimin ndaj gazetarit të Report Tv, Armand Braho. Në një reagim, AEJ Albania thotë se ky akt i paprecedent kundrejt një gazetari është një sulm i hapur ndaj fjalës së lirë.

AEJ Shqipëri i bën thirrje institucioneve të Policisë së Shtetit dhe të Drejtësisë që të hetojnë me përparësi këtë incident dhe të ndëshkojnë çdo individ që cënon pavarësinë dhe sigurinë e gazetarëve.

"Shoqata e Gazetarëve AEJ, dega Shqipëri, dënon me forcë kërcënimin dhe shantazhet ndaj gazetarit të Report Tv Armand Braho, nga një punonjës i administratës publike në Bashkinë Pogradec, gjatë kryerjes së detyrës.

Ky akt i paprecedent kundrejt një gazetari është një sulm i hapur ndaj fjalës së lirë dhe intimidimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme!

AEJ Shqipëri i bën thirrje institucioneve të Policisë së Shtetit dhe të Drejtësisë që të hetojnë me përparësi këtë incident dhe të ndëshkojnë çdo individ që cënon pavarësinë dhe sigurinë e gazetarëve.

Gazetarët kanë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut dhe në mbrojtjen e së vërtetës. Kërcënimi dhe presioni ndaj tyre dëmton jo vetëm profesionin e gazetarisë, por edhe të drejtën e publikut për të qenë i informuar.

Shoqata shpreh mbështetjen për Armand Brahon dhe për të gjithë gazetarët që përballen me sfida të tilla në përpjekjen për të informuar publikun. Për çdo situatë AEJ Albania do të informojë dhe platformat ndërkombëtare", thuhet në reagim. 


Lajmi kryesor:

Kërcënohet gazetari i Report Tv, Armand Braho: Shantazh në krye të detyrës nga shoferi i Bashkisë Pogradec, s’tërhiqem nga misioni im për të vërtetën


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Biden autorizoi Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, NYT: Frikë nga përgjigja e Putinit

Biden autorizoi Ukrainën për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, NYT: Frikë nga përgjigja e Putinit