Shoqata e industrisë së Turizmit të rrethit Sarandë i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Rama në të cilën bën me dije se nëse nuk aplikohen politika emergjente në mbrojtje të Industrisë së Turizmit, ajo mund të përfundojë në kolaps në një kohë shumë të shkurtër për shkak të COVID-19.
Kërkesa e cila i është drejtuar edhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreut të Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma është bërë pas një konsultimi të kësaj shoqate me shoqatat homologe të qyteteve të tjera: ATU, ATA, ATOA.
Kërkesa e Shoqatës së industrisë së Turizmit Sarandë drejtuar pushtetit vendor dhe lokal përmban 6 pika, të cilat janë:
1. Mos aplikimi i taksës vendore për vitin 2020.
2. Mos aplikimi i tatim fitimit për të paktën 3 muaj.
3. Përgjysmimi i taksës së ndërtesës për vitin 2020.
4. Subvencionim të pagesës së sigurimeve shoqërore të paktën 3 muaj.
5. Suport për pagën minimale edhe për bizneset e mëdha të sektorit të turizmit.
6. Shtyrja e afateve të pagesave të kredive të paktën për një periudhë 6 mujore.
Sipas kësaj shoqate, “këto kërkesa janë jetike për industrinë e turizmit”, e cila “pas goditjes që i dha tërmeti i 26 nëntorit”, tashmë e ka tepër të vështirë të qëndrojë në këmbë me masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
1.5 milionë të huaj më shumë se 2023-shi! Sa vizitorë pati Shqipëria 1 vit më parë?
24 Janar, 15:33
-
Projektet/ ‘Rijetëzim për turizëm’, do bëhet Hotel vila 8100 m2 ku pushonte Enver Hoxha në Velipojë! Privatit dhe rezidencat qeveritare në Vlorë
21 Janar, 17:46
-
Rama: Ndërtojmë qendrën e parë të skive në Korçë! 160 bujtina, 500 mijë turistë flenë të paktën një natë në ‘Parisin e Vogël’
19 Janar, 13:07
-
E përditshmja 'Express': Britanikët vërshojnë drejt Shqipërisë, vendit me plazhe mahnitëse
19 Janar, 12:25
-
Dikur vendi më i izoluar, sot plot me turistë, BBC i kushton reportazh transformimit të Tiranës
12 Janar, 16:33
-
Hidhen goglat, 198 familje bëhen me apartamente të reja por s’hyjnë dot brenda! Bashkia e Durrësit: Jemi në pritje të kolaudimit të pallateve
10 Janar, 17:16
-
Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri
9 Janar, 08:01
-
Revista australiane '9 Travel': Eksploroni Shqipërinë në 2025
5 Janar, 14:12
-
Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025
2 Janar, 15:38
-
'Travel and Tour World': Vlora, perla mesdhetare në zhvillim me plazhe të parezistueshme
31 Dhjetor 2024, 08:30
-
Tërmeti i 26 nëntorit/ Hidhet shorti për shtëpitë e rindërtuara në Kombinat
30 Dhjetor 2024, 15:54
percfar te ndimoj akoma nuka filluar sezoni e pastaj ekeni gllabruar gjith bregdetin pa leke sikur ju ikeni borxh shtetit ore hajduta.
PërgjigjuKERKONI uje ,,drita,,rruge,investime ne autostrada ,, te behet autostrada Shkoder-tirane,-fier-vlore-sarande,,,,plane urbanistike ne zonat e plazhit,,te behen sa me shpejt aeroporti I vlores,, sarandes,,shkodres ,,,korces, dhe nje aeroport I vogel ne gjirokaster,,,turizmi nuk na pret ne, duhet ti kishim mbaruar keto aeroporte,,,,investime neper porte per thellimin e tyre qe te hyjne krocerat ne sarande e vlore e shengjin.,,dhe ndertimi I nje porti turistik ne velipoje...…//
PërgjigjuO shoqata hajdute e turizmit lëreni Shqipërinë të marri një herë frymë nga kjo katastrofe, mos mendoni vetëm të fitoni dhe në ditë të tilla, pse silleni sikur skeni nxjer kokër leku gjithë këto kohë dhe sikur tani keni ngel pa buke.
Përgjigju