Gjykata kushtetuese rrëzon pretendimet e shoqatës së të verbërve për shfuqizimin, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr.26, datë 05.04.2012 “Për disa ndryshime në statusin e të verbrit’.
Pas shumë protestave në dyert e ministrive dhe para Kryeministrisë të verbërit tashmë janë përballë faktit se ndryshimet e bëra nga qeveria në statusin e tyre duhet të hyjnë në fuqi menjëherë.
Por sipas Shoqatës së të Verbërve dhe avokatit të popullit këto ndryshime kanë sjellë humbje të të drejtave dhe standardit të fituar duke çuar në përkeqësimin e jetesës së këtyre personave.
Në këto mënyra preket mënyra e re e llogaritjes së kompensimit të faturës së energjisë elektrike dhe të faturës telefonike fikse për personat e verbër, çka bën që të verbërit të humbin pagesat prej 2000 dhe 1000 lekë parashikuar në statusin e miratuar më 1996.
Ndryshimet në status sipas ligjit nr.26, datë 05.04.2012
1. Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr.26, datë 05.04.2012, ka miratuar disa ndryshime në ligjin nr.8098, “Për statusin e të verbrit”. Si pasojë e këtyre ndryshimeve, dispozitat e lartpërmendura tashmë sanksionojnë:
Neni 11: “Të verbrit dhe shoqëruesit e tyre përfitojnë kompensim për shërbimin e transportit. Masa, kriteret dhe procedurat e këtij përfitimi përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.
Neni 12: “Të gjithë personat e verbër, sipas nenit 1 të këtij ligji, përfitojnë kompensim të faturës së energjisë elektrike dhe të faturës telefonike fikse. Masa, kriteret dhe procedurat e përfitimit të këtij kompensimi financiar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.
2. Në zbatim të ligjit nr.26, datë 05.04.2012, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr.404, datë 20.06.2012 “Për përcaktimin e masës së kritereve e të procedurave të përfitimit të kompensimit financiar nga personat me statusin e të verbrit dhe invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik, për faturën e energjisë elektrike dhe faturën e telefonisë fikse”, i cili parashikon:
Neni 2: “Individëve përfitues të statusit sipas ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në muaj”.
Neni 3: “(…) individëve përfitues të statusit sipas ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të cilët nuk kanë nevojë për kujdestarë, u jepet një kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 1 400 (një mijë e katërqind) lekë në muaj”.
Neni 5: “Individëve përfitues të statusit sipas ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996 “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të cilët kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e telefonisë fikse, në masën 1 000 (një mijë) lekë në muaj”.
Neni 7: “Përfituesit, objekti i këtij vendimi, përjashtohen nga kompensimi i çmimit të energjisë elektrike, të parashikuar në vendimin nr. 565, datë 9.8.2006 të Këshillit të Ministrave “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike”.
3. Masa e kompensimit për shërbimin e transportit urban dhe interurban në favor të personave invalidë në fjalë nuk është përcaktuar akoma nga Këshilli i Ministrave.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com