Shoqata Shqiptare e Turizmit e ka vlerësuar vrasjen e dy çiftit çek ndër më të rëndat për turizmin shqiptar ndër vite. “ATA i kërkon për të disatën herë qeverisë që të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla që dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë si vend turistik”, thuhet në njoftimin e shoqatës shqiptare të Turizmit.
Njoftimi i Shoqatës Shqiptare të Turizmit
“ATA reagon ndaj tragjedisë së Dukagjinit. Së pari ATA ngushëllon familjen dhe miqtë e dy të rinjve shtetas të republikës Çeke që humbën jetën duke vizituar vendin tonë! Kjo ngjarje tronditëse është nga më të rëndat për turizmin shqiptar ndër vite. Krimi nuk ka vrarë thjeshtë 2 të rinj, 2 turistë, por i ka dhënë një goditje të fortë Turizmit shqiptar dhe punës sonë e të gjithë kolegëve tanë ndër vite. ATA i kërkon për të disatën herë qeverisë që të marrë masa për të parandaluar ngjarje të tilla që dëmtojnë reputacionin e Shqipërisë si vend turistik”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com