Shoqata humanitare “Medvegja”: Ja
200 mijë euro për Ramën e Thaçin

Shoqata humanitare “Medvegja”: Ja<br />200 mijë euro për Ramën e Thaçin
ZVICER- Një ditë pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryerministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaruar 100 mijë euro ndihmë për maternitetin e Preshevës, një shoqatë nga Lugina e Preshevës, ka vendosur t’ua ndajë Kosovës dhe Shqipërisë 200 mijë euro. Shoqata humanitare “Medvegja” ofron në të ardhmen 200 mijë euro për qeverinë shqiptare dhe kosovare, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.

Shoqata humanitare "Medvegja" me seli në Fully të Zvicrës shqyrton mundësinë qe të ndihmojë shtetin shqiptar dhe atë kosovar me 200 mijë euro. Shtetit shqiptar 100 mijë euro do t`i dedikohen për mbrojtjen dhe rrethimin e mburojave të Rrugës së Kombit.  Shtetit Kosovar 86 800 mijë euro sipas prijësve të shoqatës do t'i ndahen për botime dedikuar nxënësve dhe studentëve, si dhe oligarkisë intelektuale në mënyrë që përfundimisht të mësojnë ku edhe gjeografikisht shtrihet Medvegja, Presheva dhe Bujanoci, ndërkaq 13 200 euro  të tjera i dedikohen projektit “Kthehuni”, si dhe trajtimit më adekuat të refugjatëve nga Lugina që kan gjetur strehim në Kosovë e që duhet të trajtohen si Luginarë e jo legjonarë.

Kryetari i shoqatës Zenel Neziri njofton se vendimin përfundimtar për ndarjen e ketyre mjeteve monetare do e marrë së shpejti kryesia e shoqatës në mbledhjen e saj të rregullt që pritet të mbahet sa më shpejt.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane