Shoqata “Iliria”: Mirush Kabashi na
riktheu Javën e Shqipërisë në Lion

Shoqata “Iliria”: Mirush Kabashi na<br />riktheu  Javën e Shqipërisë në Lion
“Shkas për Javën e Shqipërisë u bë Mirush Kabashi! Një shkrimtar i mirënjohur lionez Jacques Bruyas, e pa në skenë vitin e kaluar, kur Mirush Kabashi erdhi në Lion për të luajtur “Apologjia e Vërtetë e Sokratit” dhe u mahnit nga loja e aktorit.

Që atë ditë interesi i Bruyas-ë erdhi duke u rritur për Shqipërinë dhe shqiptarët. Disa muaj më vonë, Bruyas më telefonon e më thotë: po të bëjmë një javë me aktivitete për ta bërë të njohur Shqipërinë a e merrni përsipër ta realizoni? U tha – u bë!”, thotë Rina Çela-Grasset, presidente e shoqatës Iliria të Lionit.

Java e Shqipërisë u hap me një konference mbi Shqipërinë, e ndjekur nga prezantimi i fotografive të dinastisë Marubi nga Loic Chauvin dhe Christian Raby. Të pranishmit mbetën të mrekulluar nga fotografite autentike.

Kryetari i bashkisë Jean Jacques David shprehu në publik kureshtjen e tij për Shqipërinë dhe dëshirën që të zbulonte këtë vend misterioz. Me datë 3 prill në kinemanë CinéDuchère u transmetua filmi “Sllogan” në gjuhën shqipe i titruar frëngjisht.

Më datë 4 prill u mbajt konferenca “Justin Godart e Leon Rey – dy bijtë e Shqipërisë”, nga shkrimtari lionez Jacques Bruyas dhe shkrimtari dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë, Z. Luan Rama.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset