TIRANE - Shoqata Pedriatike Shqiptare nëpërmjet një deklarate ka dalë sot në mbrojtje të mjekes që është shfaqur në një video e akuzuar për korrupsion duke thënë se do të çojë për ndjekje penale personin që ka bërë videon pasi ai ka provokuar dhe dhunuar punonjësen e pediatrisë si dhe persona të tjerë në ambientet e spitalit.
Shoqata e pediatrisë ka dënuar në emër të të gjithë mjekëve dhunën fizike dhe verbale të ushtruar ndaj personelit mjekësor në krye të detyrës. Sipas Shoqatës së Pediatrisë personeli i këtij sektori përballet çdo ditë me një fluks pune të jashtëzakonshëm.
Shoqata në njoftimin e saj bën me dije se është pro denoncimit të çdo rasti abuziv në fushën e shëndetësisë por dënon çdo rast të tentativës së provokimit dhe përbaltjes së figurës së mjekut.
Më poshtë deklarata e plotë e Shoqatës Shqiptare të Pediatrisë
Nisur nga incidenti i ndodhur në shërbimin e urgjencës së Pediatrisë dhe më pas I publikuar dhe I amplifikuar në mënyrë jo korrekte në rrjetet sociale Shoqata Shqiptare e Pediatrisë dënon në emër të gjithë mjekëve dhunën fizike dhe verbale të ushtruar ndaj personelit mjekësor në krye të detyrës.
Personeli i shërbimit të Urgjencës Pediatrike, ku ndodhi incidenti, përballon çdo ditë një vëllim pune të jashtëzakonshëm (mbi 400 vizita në 24 orë) duke diagnostikuar, mjekuar dhe shpëtuar mijëra jetë fëmijësh nga e gjithë Shqipëria.
Ky përkushtim që meriton vlerësim dhe mirënjohje në realitet merr shpeshherë agresivitetin, dhunën verbale dhe fizike, të personave të papërgjegjshëm.
Mbështesim çdo iniciativë dhe hap të ndërmarrë nga organet ligjvënëse dhe ligjzbatuese në luftën kundër korrupsionit si në çdo fushë të jetës, ashtu edhe në sistemin shëndetësor, por denoncojmë fuqishëm çdo tentativë provokimi dhe përbaltjeje të sajuar për të ulur dhe denigruar figurën dhe dinjitetin e mjekut.
Lidhur me rastin konkret Shoqata Shqiptare e Pediatrisë ngre padi civile kundër personit qe inskenoi dhe dhunoi mjeken në detyrë për këto arsye:
1- Ka shkelur procedurën e vizitës që ka të bëjë me privatësinë e pacientit (futet në vizitë pa mbaruar vizita e radhës )
2- Ka ushtruar dhunë verbale ndaj mjekes
3 - Ka ushtruar dhunë fizike ndaj mjekes
4 - Në vijim të qëndrimit të tij në ambientet spitalore personi në fjalë ka provokuar edhe pjëstarë të tjerë të personelit të kujdesit shëndetësor
Kërkojmë reagim të menjëhershëm dhe mbështetjen tuaj për vënien në vend të dinjitetit të personelit të kujdesit shëndetësor.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Post by JETA OSH QEF.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

VIDEO