/ ATSH / - Shoqata Shqiptare e Turizmit -ATA, në prag të sezonit turistik veror, ka nisur takimet me bizneset shqiptare dhe ato rajonale.
Takimi i parë për vitin 2015, ISTA,  zhvillohet  sot në  Hotel "Splendid" ne Budva të  Malit te Zi .
ATA është themeluese e këtij Unioni Ballkanik të Shoqatave të Agjencive Turistike dhe të Udhetimit. 
ATA mikëpriti për herë të dytë takimin e vjeshtës 2014- të -ISTA- dhe po merr pjesë aktivisht në këtë takim të 2015-tës me një përfaqësi prej 5 biznesesh.
Axhenda e ISTA për vitin 2015 përqëndrohet në  rëndësinë e iniciativave për liberalizimin e regjimit të vizave, me qëllim shtimin e vëllimit të vizitave në Ballkan.
Në këtë frymë, ATA ka dorëzuar së fundi pranë MZHETTS kërkesën për heqjen e vizave gjatë sezonit veror, 1 maj-30 nëntor, me disa shtete evropiane.