Shoqata Tirana për situatën politike: Presidenti të ulë palët, nëse tryeza dështon të japë dorëheqjen

Shoqata Tirana për situatën politike: Presidenti të ulë palët, nëse tryeza dështon të japë dorëheqjen

Situata politike vijon të sjellë shqetësime të mëdha në vendin tonë. Së fundmi një reagim ka bërë edhe Shoqata 'Tirana'. Gjatë një forumi, kjo shoqatë ka bërë thirrje që palët politike duhet të gjejnë një zgjidhje sa më shpejt pasi vendi është një situatë ku rrezikohet edhe përplasja civile.

Kjo shoqatë kishte edhe një apel  të fortë për kreun e Shtetit, Ilir Meta, ku sipas tyre duhet të ul palët dhe nëse kjo nuk do të funksionojë duhet të shkohet deri në dorëheqjen e tij, pasi kjo është 'peshë' që bie mbi të.

"Ti japin fund krizës. Bindja e palëve politike çon në një konflikt civil të pashmangshëm. Forumi qytetar u kërkon organeve të ndërhyjnë pa humbur kohë për ti dhënë fund situatës së pashpresë që kërcënon paqen. Presidenti ka detyrimin për të ndërhyrë për të shmangur përplasjet. Tryeza e përbashkët do të ishte hapi i parë. Nëse do të dështonte kjo, Presidenti duhet të dorëhiqet , duhet të ndihet i gatshëm për këtë. Të vetëdijshëm për këtë gjendje ku jemi . Fati i shqiptarëve vlen më shumë se çdo mazhorancë. " ka thënë një nga përfaqësuesit e Shoqata Tirana.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Goditja e drejtorit të ATK-së nga bashkëshorti i Ibrahimajt, Tonin Vocaj: Po e heton Prokuroria

Goditja e drejtorit të ATK-së nga bashkëshorti i Ibrahimajt, Tonin Vocaj: Po e heton Prokuroria