Shoqatat dhe grupet e interesit letër Sejkos dhe Ibrahimajt: Bizneset drejt falimentit! Mos e lini euro-n në 'rënie të lirë', do kemi pasoja afatgjata

Shoqatat dhe grupet e interesit letër Sejkos dhe Ibrahimajt: Bizneset drejt falimentit! Mos e lini euro-n në 'rënie të lirë', do kemi pasoja afatgjata

Foto ilustruese

Grupe interesi dhe shoqata të sektorëve të ndryshëm janë bërë bashkë për t’i kërkuar Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkos dhe Ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj që të marrin masa për rënien e euros që sot këmbehet me 111.03 lekë. Në një letër, kërkojnë që të merren masa pasi po preken bizneset që ndikojnë drejtpërdrejt te konsumatorët dhe te rënia e mundësive për punësim.

Sipas letrës, kjo rënie po çon shumë biznese drejt falimentimit dhe po rrezikohet kthimi i ekonomisë së viteve ’90.

“Fenomeni nuk mund të lihet në ‘rënie të lirë’ me arsyetimin se çdo gjë e përcakton tregu. Nëse vërtetë mendohet se ‘duke ulur koston e importeve me pasojë uljen e eksporteve është një zhvillim pozitiv ekonomik dhe tregues i një ekonomie të fortë’, atëherë po rrezikohet kthimi mbrapa në një ekonomi të pastër importuese të ngjashme me atë të vitit 1992 nën efektet e ‘terapisë shock’!

Asnjë ulje të mcimeve të produkteve të importit nuk kanë përfituar konsumatorët shqiptarë. Nga zhvlerësimi i monedhës kanë përfituar vetëm individë importues të veçantë dhe ekskluzivë. Ky zhvlerësim i monedhës euro ka dëmtuar shumë rëndë industrinë prodhuese, eksportuese dhe turizmin vendas duke drejtuar shumë subjekte drejt falimentimit. Pasojat negative për tregun vendas do të jenë afatgjata dhe do të jetë e pamundur të kompensohen me disa efekte pozitive të përkohshme”, shkruhet në letër.

Kërkesat që kanë për Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Ekonomisë janë:

-Analizë e detajuar mbi situatën dhe impaktin që sjell fenomeni në ekonomi
-Hetim dhe transparencë për faktorët natyralë dhe jo natyralë që ndikojnë
-Komunikim i plotë dhe i gjerë nga Banka e Shqipërisë me publikun dhe grupet e interesit
-Vendimmarrje nga organet që mund të normalizojnë situatën.

Letra u dërgua nga Shoqata Proeskport, Shoqata e prodhuesve shqiptarë, Shoqata e bimëve mjekësore dhe aromatike, Bashkimi i industrialistëve në Shqipëri, Albanian Food Industry, Agrobiznesi shqiptar, Shoqata Shqiptare e turizmit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?