Shoqatat e ish-të Përndjekurve takim në Shkodër: 'Të nisin kërkimet për të zhdukurit e Komunizmit!' Imzot Massafra: Shteti të përshpejtojë procesin

Shoqatat Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve Politikë të Shkodrës dhe Lezhës nga kryeqendra e veriut i kërkuan institucioneve që tu njihet ligjërisht e drejta, që të nisin kërkimet për gjetjen e të zhdukurve dhe të vrarërve nga regjimi komunist.

Ndërsa kreu i Konferencës Ipeshkvnore, Imzot Angelo Massafra, apelon që shteti ta përshpejtojë këtë proces i cili, sipas tij po vonohet për burokraci.

Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi i cili vjen nga nje familje e persekutuar tha se deri me tani nuk eshte bere asgje për gjejtjen eshtrave të të zhdukurve. Ai kritioi Qeverinë dhe për projektin e ish-burgut të Spaçit.

Nga 2017 deri në 2023 janë regjistruar gjithsej 280 kërkesa nga familjarët për gjetjen e eshtarve të të parëve, ndërsa organizatat ndërkombëtare dhe autoritetet vendore flasin për një numër deri në 6 mijë të zhdukur në komunizem, që nuk u dihet ende varri.

Shkodra është ndër zonat më të goditura nga diktatura komuniste, me të dënuar, internuar, ekzekutuar, vrarë në kufi, përballur me sistemin, me gjyqe dhe ekzekutime publike deri në vitin 1990.

 

 

A.Q/R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)