Shoqatat e vendorëve kundër 
administratorit të komandua

Shoqatat e vendorëve kundër <br />administratorit të komandua
TIRANE- Në kuadër të ndarjes së re territoriale dhe ndryshimeve teknike që i janë bërë ligjit për organizimin e qeverisjes vendore, tashmë komunat nuk do të ekzistojnë më si të tilla, por do të kthehen në zyra administrative, drejtuesit e të cilave do të emërohet nga 61 kryetarët e bashkive.

Kjo ishte dhe pika që u diksutua me skepticizëm nga shoqatat e pushtetit vendor gjatë seancës dëgjimore në Nënkomisionin për Qeverisjen Vendore. Rezerva për projektligjin e ndryshuar për vendorët kanë shfaqur më së shumti përfaqësuesit e atyre njësive vendore që me hartën e re territoriale shkrihen si njësi. Sipas tyre në projektligj nuk sanksionohen kriteret e përzgjedhjes së administratorëve lokal nga 61 kryetarët e bashkive që do zgjidhen në 21 Qershor.

Megjithatë edhe në radhët e përfaqësuesve të pushtetit vendor gjatë senancës dëgjimore u vunë re divergjencat në qëndrimet e tyre në të majtë dhe në të djathtë. “Ky projektligj nuk përcakton mënyrën se si do të zgjidhen këta administrator. Duke ju referuar kujt? Ligjit apo vulneteve të opozitës. Ky është problem, mbi çfarë kriteresh do të zgjidhen? Gjithashtu ligji nuk përcakton as strukturën që do të kenë komunat që do të shkrihen”, tha Fatmir Grudo, kreu i komunës Leskovik.

Ndërkohë kreu i Shoqatës për Autonomi Vendore, Artan Shkëmbi vlerësoi punën e bërë mbi projekligjin për pushtetin vendor, duke u shprehur se ky është vetëm fillimi i punës dhe jo fundi i saj. “Ligji i ri ka shtuar element të rinj. Por nga ana tjetër më duhet të them se ligji i ri duhet të marr parasysh riorganizimin e qarqeve, ndoshta më pak rajone se 12", tha Shkëmbi. Nga ana tjetër kreu i Shoqatës së Qarqeve, Tahsim Mema ngriti si problem, faktin se reforma territoriale ka lënë jashtë saj qarkun.

“Ashtu siç zgjidhen këshillat bashkiak nëpërmjet proporcionalit, e njëjta mënyrë të ndiqet edhe për zgjedhjen e këshillit të qarkut. Sepse nëse në të gjitha njësitë vendore të një qarku do të zgjidhen kandidatët e të njëjtës forcë politike atëherë, edhe këshilli i qarkut do t’i përksë vetëm një force politike”, tha Mema. Ndërkohë kryetari i nënkomisionit Fino, duke pranuar propozimet e bëra, theksoi se për të bërë ndryshime në zgjedhjet dhe strukturën e qarkut, duhet të preket Kushtetuta. “Po të futemi në qark, duhet të preket Kushtetuta. Në këtë mënyrë duhet që në ligjin e ri të merret parasysh riorganizimi i qarqeve”, tha Fino.

Serveri Tatimeve, Komisioni hetimor përgatit kërkesat për marrje informacioni
Komisioni hetimor për serverin e tatimeve u mblodh te henen ku përcaktoi në bazë të kërkesave të dyja forcave politike institucionet të cilat do t’ju drejtohen për marrjen e informacionit. Ndërkohë që deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati përveç institucioneve të cilave do t’ju drejtohen për informacione më te detajuar për serverin e tatimeve, propozoi që në përballë komisionit të dëshmojnë edhe politikanët të cilët kanë folur gjatë asaj kohë mbi këtë çështje. Duke iu referuar indirekt ish-kryeminstrit Sali Berisha.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër