Shoqëria Civile: Ja kriteret
për presidentin e ardhshëm

TIRANË – Pak ditë përpara nisjes së procedurave 45 përfaqësues të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër publike deputetëve të Kuvendit. Ata deklarojnë se në përzgjedhjen e kandidatit/kandidatëve ligjvënësit do të udhëhiqen nga ndjenja e përgjegjësisë publike për rolin në marrjen e këtij vendimi për konsolidimin e demokracisë, forcimin e shtetit ligjor dhe përparimin në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Dëshirojmë të theksojmë se zgjedhja e Presidentit të Republikës nuk duhet parë vetëm si rezultante e negociatave mes partive kryesore politike. Presidenti i Republikës është përfaqësues i unitetit të popullit dhe luan një rol të pazëvendësueshëm në forcimin e shtetit të së drejtës dhe ruajtjen e ekuilibrave kushtetues të institucioneve publike në vend. Ndaj zgjedhja e tij/saj duhet të reflektojë pritshmëritë e spektrit më të gjerë të mundshëm të grupimeve politike e shoqërore në Shqipëri”, shprehen përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Më tej ata propozojnë disa prej kritereve që, sipas tyre, duhet të ketë njeriu që do të ngjitet në karrigen e kreut të shtetit.

1. Ka njohuri shumë të mira për vlerat e demokracisë dhe për funksionimin e shtetit;
2. Në jetën e tij/saj profesionale dhe private ka dëshmuar se respekton pa hezitim të drejtat e njeriut dhe është vendosmërisht kundër diskriminimit mbi baza gjinore, etnike, fetare, bindje politike, aftësie, moshe dhe/ose orjentimi seksual;
3. Ka përvojë në fusha të ndryshme të veprimtarisë, është një personalitet i/e nderuar në mjedisin ku ka ushtruar veprimtarinë dhe ka dëshmuar integritetin e përgjegjshmërinë si cilësi të tij/saj individuale;
4. Ka dëshmuar gatishmëri për t’i shërbyer shoqërisë e komunitetit dhe ka përcjellë frymën e tolerancës, gjithëpërfshirjes, solidaritetit shoqëror dhe të unitetit të popullit;
5. Në jetën e tij/saj profesionale dhe private ka dëshmuar se beson tek ligji dhe zbatimi i tij; nuk është dyshuar për përfshirje në trafiqe dhe korrupsion dhe këto vlera reflektohen edhe në familjen e tij/saj të ngushtë e në mjedisin e tij/saj të ngushtë shoqëror;
6. Në jetën profesionale e publike ka dëshmuar vetëdije për historinë e kombit dhe ka potencialin që të projektohet pozitivisht në marrëdhëniet me bashkëkombasit që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, me vendet fqinje, në Evropë dhe në botë.
7. Nuk është aktualisht figurë kryesore udhëheqëse e partive politike dhe nuk ka mbajtur funksione të larta politike në vitet e fundit.
8. Gjithashtu, ju nxisim, që për kandidatë e kandidate me cilësi të barabarta, të cilët/at mishërojnë tiparet e mëlartme, t’i kushtoni vëmendje të posaçme marrjes në konsideratë të kandidaturave të grave, pasi deri tani ato nuk kanë qenë asnjëherë të përfaqësuara në këtë detyrë.
Në prag të votimit përfaqësuesit e shoqërisë civile deklarohen të hapur për të ofruar sugjerime për personalitete që mishërojnë vizionin për Presidentin e ardhshëm të Republikës.

FIRMËTARËT E LETRËS
1. Vjollca Meçaj – Komiteti Shqiptar i Helsinkit
2. Mirela Arqimandriti – Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim
3. Sevim Arbana – Shoqata “Në dobi të gruas shqiptare”
4. Aurela Anasatasi – Qendra e Nismave Ligjore Qytetare
5. Mustafa Nano – gazetar
6. Rasim Gjoka – Fondacioni shqiptar "Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve"
7. Elsa Ballauri – Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut
8. Mentor Kikia - Alternativa Civile
9. Kozara Kati – Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut
10. Mirela Muça – Qendra Kombëtare për Studime Sociale
11. Mihallaq Qirjo – aktivist i shoqërisë civile për çështje mjedisore
12. Delina Fico – aktiviste e shoqërisë civile
13. Milva Ekonomi – Instituti AGENDA
14. Dritan Shutina – Co-Plan
15. Blerta Çani - Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar
16. Arta Mandro – juriste dhe aktiviste e shoqërisë civile
17. Iris Luarasi – Qendra e Këshillimit për Gra dhe Vajza
18. Adriana BERBERI – Universiteti “Marin Barleti”
19. Altin Hazizaj – Qendra Shqiptare për të Drejtat e Fëmijëve
20. Ani Ruci – gazetare
21. Monika Kocaqi - Shoqata e Grave “Refleksione”
22. Ines Xhelili – Rrjeti Shqiptar për Fuqizimin e Grave
23. Xheni Karaj – Aleanca kundër Diskriminimit të LGBT-ve
24. Esmeralda Balluku – eksperte e financës
25. Arjana Haxhiu – eksperte në fushën e zhvillimit të kapaciteteve
26. Flutra Xhabija – Shoqata e Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare
27. Laura Konda – Administratore Grand Thornton Albania
28. Mrike Cara – Shoqata për Integrimin e Zonave informale
29. Irena Shtraza - psikologe dhe aktiviste e shoqëerisë civile
30. Mimoza Vojka Emanuels – SAM
31. Teuta Qose
32. Donika Senka
33. Aleksander Çipa – Unioni i gazetarëve Shqiptarë
34. Auron Pasha – Instituti për Hulumtime dhe Alternativa të Zhvillimit
35. Brunilda Paskali- Administratore Ëisdom University
36. Fabiola Egro – aktiviste e shoqerise civile
37. Majlinda Hoxha – Agritra Vision Peshkopi
38. Blerina Metaj - Qendra Shqiptare për të Drejtat e Fëmijëve
39. Mersila Ballo - Qendra Shqiptare për të Drejtat e Fëmijëve
40. Afërdita Prroni - Qendren Te Drejtat e Njeriut ne Demokraci
41. Amarildo Felcanji – Ambasada Pink
42. Rajmonda Bozo – Tirana Legal Aid Service – TLAS
43. Belioza Çoku – ALO 116
44. Donika Godaj – Shoqata Kristiane e Grave të reja
45. Vahide Gruda – Palma Contruction

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës

Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës