TIRANE- Efektivët e policisë së kryeqytetit kanë shoqëruar gjatë natës 6 persona, ndërsa kanë arrestuar edhe një 37-vjeçar të shpallur në kërkim pasi me vendim të Gjykatës së Tiranës rezultonte i dënuar me 9 muaj burg.
Mbrëmë blutë e kryeqytetit kanë shoqëruar në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë zonës së Laprakës, 6 persona.
Policia nuk ka bërë ende të ditur arsyet e shoqërimit të tyre, por mësohet se efektivët janë detyruar të qëllojnë në ajër për shkak se kanë hasur në rezistencën e tyre.
Ndërkohë që 37- vjeçari i arrestuar, Artan Jahelezi , rezultonte i shpallur në kërkim prej 25 shtatorit, datë kur Gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar atë me 9 muaj burg për shkatërrim të pronës private.
Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com