TIRANE - Romina Kaso është shoqja e ngushtë e balerinës profesioniste. U kontaktua nga “Shekulli” në momentin kur sapo ishte kthyer nga familja e Sonila Tafës, shoqes dhe koleges së saj, që ditën e djeshme i është dhënë lamtumira. Ajo ka marrë një plagë në këmbë, ndërsa thotë se për fatin e saj është gjallë, ajo dhe një shoku i saj, personi që e ka spostuar nga plumbat Rominën dhe nuk ka parë që nga pas ka rënë në tokë Sonila. (Foto: Sonila Tafa)
Romina tregon se ka shkuar vetë te makina e saj, ashtu duke u zvarritur, ndërsa shoku i tyre ka marrë në krahë Sonilën dhe janë nisur në drejtim të spitalit ushtarak. Vajza, e plagosur dhe mike e viktimës tregon; policia dhe mjekët e spitalit ushtarak na trajtuan sikur të ishim ne vrasësit. E pabesueshme. S`më kishte rastisur të përballesha me ta”. Vajza, dëshmitare okulare e vrasjes së mikes së saj, shpjegon se ato janë qëlluar në momentin që kanë dalë në derën e dytë. Sipas saj, personi që ka qëlluar me armë ka qenë në sediljen e parë të mjetit dhe ka qëlluar nga dritarja. Vajza tregon se nuk kanë patur dijeni për ndonjë sherr në lokal, pasi ata kishin shkuar grup shoqërie. Sipas saj, Sonila nuk ishte balerinë e atij lokali dhe se të premten kishin shkuar për qejf si grup shoqërie.
Romina, ngushëllime për humbjen e mikes suaj. Edhe ju jeni plagosur në atë shkrepje arme. Si jeni dhe a keni dalë ende nga spitali?
Sapo u ktheva nga familja e Sonilës. Jam në shtëpi më në fund dhe po mundohem të marr veten. Kam kaluar “shok” dhe ende nuk arrij ta besoj se ç`ka ndodhi. I dhamë lamtumirën, por “mjerë” familja e saj. Familja e saj vijojnë të mos e besojnë një humbje të tillë... Askush nuk e beson vetëm po të ishte aty çfarë ndodh në familjen e saj. Dy vajza kishin dhe Sonila ishte e vogla. I ati dhe e ëma e kanë përjetuar jashtëzakonisht keq. Janë shumë të rënduar dhe besoj e kuptoni vetë edhe për motrën që humbi motrën e vetme të saj.
Romina, ngjarja ka marrë nuanca të ndryshme. Besoj jeni vënë në dijeni të versioneve që kanë dalë për vrasjen dhe për punën e shoqes suaj. Cila është e vërteta e atij momenti?
Faleminderit që po më jepni dhe njëherë mundësinë të sqaroj këtë moment. Vrasja ka ndodhur në derën e dytë të lokalit. Kemi qenë duke dalë përjashta dhe ne nuk kishim asnjë dijeni për ndonjë sherr që kishte ndodhur brenda ambienteve të lokalit. Kam qenë unë para me shokun tim, kur më ka rënë diçka në këmbë. Nuk e kuptova se ç`ka ishte, por shoku im më shtyu tutje. Pas nesh ishin Sonila dhe pjesa tjetër e grupit. Kishim dalë për qejf. Kur kam kthyer kokën, kam parë që Sonila ishte mbuluar në gjak. Shoku i jonë e mori në krahë dhe unë ashtu shkova deri te makina ime dhe u nisëm për në spital. Më vjen keq se kam dëgjuar të thuhet gjithçka gjatë ditës së djeshme nëpër media, por nuk është e vërtet. Po, policia nuk e ka sqaruar ngjarjen dhe ndaj ka mbetur gjithçka ashtu e mjegullt Policia dhe policët janë shumë poshtë. Na kanë trajtuar si të ishim kriminelë. Madje edhe në Spital Ushtarak na kanë trajtuar njësoj. Një sjellje që të çudiste. Tani e kuptoj vërtet se çfarë qenka policia, pasi s`më kishte ra më parë. Shkova të mjekohesha dhe më thanë mjekët, apo infermierët, apo ku di gjë unë; ik se s’ke asgjë. Më pas na morën për orë me radhë në policinë e Tiranës të jepnim deklarime dhe nuk na lejuan as të bënim një telefonatë me familjen apo ndonjë njeri tonin. Ishte e tmerrshme. Me plagë kam qëndruar në polici dhe pasi më kanë lëshuar kam shkuar sërish në Spitalin Ushtarak.
Marrë nga garzeta Shekulli
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com