Shorti i Champions League/ Real 'peshkon' Man. City-n, Atletico Liverpool-in. Me fat Juventus

Shorti i Champions League/ Real 'peshkon' Man. City-n, Atletico Liverpool-in. Me fat Juventus

Shorti i Champions League për fazën e parë me eliminim direkt i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka prodhuar përballje titanësh. Më 18 shkurt do të sfidojnë njëra tjetrën skuadra si Real Madrid dhe Manchester City apo Dortmund me Paris SG.

Këto nuk janë çiftet e vetme që pritet të mbajnë të mbërthyer përpara televizionit miliona telespektatorë, pasi më shumë interes padiskutim do të jetë përballja mes Atletico Madrid dhe Liverpool-it kampion në fuqi. Shorti nuk është treguar zemërgjërë as me Chelsea-s, që llogaritë për të kaluar në turin tjetër duhet t’i bëjë me Bayern Mynchen.

Më me fat kanë qenë dy skuadrat italiane Juventus dhe Atalanta. Kampionët e Italisë në 1/8 do të masin forcat me ekipin e Lyon, ndërsa Atalanta e Gjimshitit ‘peshkoi’ 1 nga 2 kundërshtarët më të lehtë në letër, Valencia-n. Ndryshe paraqitet situata për Napolin e Gatusso-s, që shorti i vendosi si rival Barcelonën, ndërsa për Tottenham-in e Mourinho-s goglat përcaktuan si kundërshtar Leipzig.

Dortmund vs Paris SG

Real Madrid vs Manchester City

Atalanta vs Valencia

Atletico Madrid vs Liverpool

Chelsea vs Bayern Mynchen

Lyon vs Juventus

Tottenham vs Leipzig

Napoli vs Barcelona

 

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 16/12/2019 15:19

    Atletico do i ..... motrën Liverpulit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ ​ Zjarr në një banesë në Lazarat

VIDEO/ ​ Zjarr në një banesë në Lazarat