Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të përballen sërish. Kjo pasi sot në Gjenevë të Zvicrës goglat zgjodhën që Juventus dhe Barcelona të shortohen së bashku në grupin G për sezonin e ri. Së bashku me këto dy skuadra do të jenë Dinamo Kiev dhe Ferencvaros-hi i Myrto Uzunit, që ka farë pak shanse kualifikimi.
Ndërkohë në Grupin B Real Madrid do të masë forcat me Shakhtar Donetsk, Interin e Conte-s dhe Borussia Mynchengladbach. Në krahasim me dy sezonet e fundit ku mbetën në grup ky duket një short më i lehtë për Interin.
Në grupin A janë kampionët e Europës Bayen Mynchen, që shorti i zgjodhi si kundërshtar Atletico Madrid, Salzburg dhe Lokomotiva Moskën. Me fat Manchester City në grupin C, që do përballet me Porto-n, Olympiacos dhe Marseille.
Në grupin D Liverpool është shortuar me Ajax, Atalanta dhe debutuesit e Midtjylland. Kampionët e Europa League, Sevillia, do të luajnë kundër Chelsea-s, Krasnodar dhe Renne-s.
Për Lazio-n e Strakoshës në Grupin F goglat zgjodhën Zenit, Borusia Dortmund dhe Club Brugge. Ndërkohë mjaft interesant do të jetë grupi H, që cilësohet edhe si grup ferri. Paris SG, Manchester United, Leipzig dhe Fortuna Dusseldorf do të luftojnë për dy vende.
Ndeshjet e para në grupe do të luhen me 20 dhe 21 tetor, ndërsa do të jenë me sistem vajtje ardhje. Ndërkohë UEFA zgjodhi edhe më të mirët për çdo pozicion për sezonin e kaluar. Në portë Neuer, në mbrojtje Kirmich, në mesfushë Kevin de Bruyne dhe në sulm nuk mund të mungonte Robert Lewandowski.
Grupi A
1-Bayern Mynchen
2-Atletico Madrid
3-Salzburg
4-Lokomotiv Moska
Grupi B
1-Real Madrid
2-Shkhtar Donetsk
3-Inter
4- Mynchengladbach
Grupi C
1-Porto
2-Manchester City
3-Olympiacos
4-Marsille
Grupi D
1-Liverpool
2-Ajax
3-Atalanta
4-Midtjylland
Grupi E
1-Sevillia
2-Chelsea
3-Krasnodar
4-Renne
Grupi F
1-Zenit
2-Borusia Dortmund
3-Lazio
4-Club Brugge
Grupi G
1-Juventus
2-Barcelona
3-Dinamo Kiev
4-Ferencvaros
Grupi H
1-Paris SG
2-Manchester United
3-Leipzig
4-Istanbul Basaksehir