Inter kundër Atletico Madrid është ndeshja me interesante e fazës së 1/8 të Champions League, që prodhoi shorti në Nyon të Zvicrës. Nënkampionët e Europës do përballen me spanjollët, të cilët njihen për agresivitetin e tyre në lojë, ndërsa zëvendës presidenti i Interit Javier Zanetti është shprehur se ‘do jetë një përballje shumë e balancuar’, por ka shtuar se shpreson që në ditët e përballjes italianët të jenë në të njëjtën formë si sot.

Sakaq i pafat ka qenë shorti për Lazio-n, që në 1/8 do përballet me Bayern-in, ndërsa edhe Napoli do sfidojë Barcelonën, skuadrën e lavdishme të Champions-it. Sa i takon Realit, skuadrës që e ka fituar 14 herë këtë trofe, përballë do ketë Leipzig, ndërsa City kampion në fuqi ka qenë me fat, duke peshkuar Copenhagen. Edhe Paris SG, që u rendit e dyta në fazën e grupeve, do përballet me një kundërshtar që mund të konsiderohet më i lehti i mundshëm nga vendet e para siç është Real Sociedad. Dy përballjet e tjera të fazës së 1/8 do jenë mes Arsenal dhe Portos si dhe mes PSV-së dhe Dortmund.

Champions League do rikthehet me fazën e 1/8 më 13 dhe 14 shkurt.

Rezultati i shortit, faza e 1/8

Porto vs Arsenal

Napoli vs Barcelona

Paris SG vs Real Sociedad

Inter vs Atletico Madrid

PSV Einthoven vs Borusia Dortmund

Lazio vs Bayern Munchen

Fc Copenhagen vs Manchester City

Leipzig vs Real Madrid