Do të jenë zviceranët e Young Boys rivalët e Tiranës në rrugën për në fazën e grupeve të Europa League.

Shorti i hedhur sot në Nion të përcaktoi një kundërshtar shumë të fortë për ekipin shqiptar. Ndeshja e play-off të Europa League mes Young Boys dhe Tiranës do të luhet në Zvicër dhe do të jetë një ndeshje teke që do të zhvillohet në datën 1 tetor.

Shorti u rezervoi bardhebluve një nga rivalët më të fortë por Tirana do të provojë të bëjë historinë dhe të kalojë në fazën e grupeve.

Përgatiti: Andi Kapxhiu