Shorti i Kategorisë së Parë, ja me kë ndeshet Vllaznia në javën e parë

Shorti i Kategorisë së Parë, ja me kë ndeshet Vllaznia në javën e parë

Kategoria e Parë

FSHF ka caktuar sot kalendarin për Kategorinë e Parë, duke hedhur shortin për të dy grupet nga të cilat do të dalin emrat e skuadrave që ngjiten në elitën e futbollit shqiptar në vitin e ardhshëm.

Në Grupin A, ajo që shfaqte më shumë interes ishte padyshim Vllaznia, një tjetër ekip i traditës i rënë në Kategorinë e Parë që pritet të dominojë këtë grup. Sipas shortit të hedhur sot, ndeshja e parë e shkodranëve në këtë sezon do të jetë në shtëpi, përballë skuadrës së Korabit.

JAVA 1, Grupi A
Dinamo – Veleçiku
Besëlidhja – Burreli
Vllaznia – Korabi
Erzeni – Iliria
Shënkolli – Vora

Në Grupin B, ka menjëherë një përballje shumë interesante dhe rivalizuese, mes Tomorit dhe Lushnjës. Në një kampionat që do të ketë më shumë luftë se sa në Grupin A, Besa e nis pjesëmarrjen e saj në Pogradec, ndërsa Bylisi luan të parën në Rrogozhinë.

JAVA 1, Grupi B
Pogradeci – Besa
Tomori – Lushnja
Orikumi – Elbasani
Egnatia – Bylis
Turbina – Apolonia

Java e parë e kampionatit të Kategorisë së Parë do të luhet më datë 9 shtator. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë