Shorti i kualifikueseve të Euro 2024 më 9 tetor, Shqipëria zyrtarisht në vazon 3 e Kosova në të katërtën, ja përbërja e 6 vazove

Shorti i kualifikueseve të Euro 2024 më 9 tetor, Shqipëria zyrtarisht në vazon 3 e Kosova në të katërtën, ja përbërja e 6 vazove

Shqipëria është edhe zyrtarisht në vazon e tretë për shortin e kualifikueseve të Euro 2024. Uefa ka publikuar të dhënat dhe detajet e shortit që do të hidhet të dielën e 9 tetorit në mesditë në Frankfurt. Dështimi në Ligën e Kombeve ka bërë që Shqipëria të humbasë shansin për të qënë e pozicionuar në vazon e dytë të shortit që do të thoshte se në teori do të kishim një rival më të fortë por tashmë me pozicionimin në vazon tre ata më të fortët do të jenë të paktën dy. Uefa bën me dije se në shortin e kualifikueseve për Europianin e 2024 do jenë të pranishme 53 skuadra të cilat do të ndahen në 7 grupe me nga 5 skuadra dhe 3 grupe me nga 6 skuadra. Rusia është e përjashtuar pas agresionit në Ukrainë. Për shkak të rrethanave që kanë në marrëdhëniet me njëra-tjetrën në short janë disa përballje që nuk mund të lejohen si Armeni- Azerbajxhan. Kosovë -Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë -Serbi por edhe Bjellorusi-Ukrainë e Spanjë-Gjibraltar.

Dy skuadrat që renditen të parat në secilin prej dhjetë grupeve kualifikohen direkt për në fazën finale. Gjermania si organizatore po ashtu është automatikisht e kualifikuar. Ndërsa tre vendet e mbetura nga 24 skuadrat pjesmarrëse do të përcaktohen nëpërmjet fazës play-off. Shqipëria që ka si objektiv kryesor kualifikimin për në kampionatin Europian pasi humbi shansin nga Liga e Kombeve të vetmen mundësi ka që në grupin e saj kualifikues të renditët në një nga dy vendet e para. Ndeshjet e para të fushatës kualifikuese të Euro 2024 do të luhen në mars të vitit të ardhshëm.

Kjo është edhe ndarja e skuadrave sipas vazove.

Vazo 1

Holandë

Kroaci

Spanjë

Itali

Danimarkë

Belgjikë

Portugali

Hungari

Zvicër

Poloni

 

Vazo 2

Francë

Angli

Austri

Çeki

Uells

Izrael

Bosnje Hercegovinë

Serbi

Skoci

Finlandë

 

Vazo 3

Ukrainë

Islandë

Norvegji

Slloveni

Republika e Irlandës

Shqipëri

Mali i Zi

Rumani

Suedi

Armeni

 

Vazo 4

Gjeorgji

Greqi

Turqi

Kazakistan

Luksemburg

Azerbajxhan

Kosovë

Bullgari

Ishujt Faroe

Maqedoni e Veriut

 

Vazo  5

Sllovaki

Irlandë e Veriut

Qipro

Bjellorusi

Lituani

Gjibraltar

Estoni

Letoni

Moldavi

Maltë

 

Vazo 6

Andora

San Marino

Lihtenshtejn

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë