Shorti i Kupës së Mbretit, Barcelona shmang Realin! Dy çiftet gjysmëfinaliste

Shorti i Kupës së Mbretit, Barcelona shmang Realin! Dy çiftet gjysmëfinaliste

Kupa e Mbretit

Të mërkurën më 12 shkurt u hodh shorti i Kupës së Mbretit në Spanjë për fazën gjysmëfinale. Real Madrid doli komod, teksa shmangu përballjen kundër Atletico Madrid dhe Barcelonës, duke "peshkuar" Real Sociedadin.

Nga ana tjetër goglat nuk ishin shumë me fat për dy skuadrat e tjera, teksa përballë u vendosën Barcelona dhe Atletico Madrid.

Ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Atleticos do zhvillohet në 'Montjuic', teksa sfida tjetër në 'Reale Arena', ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen në 'Metropolitano' dhe 'Santiago Bernabeu'. Takimet e para do të zhvillohen më 25, 26 ose 27 shkurt, ndërsa ato të kthimit pas një muaji më 1, 2 ose 3 prill.

Golat si udhëtues nuk do të llogariten, por koha shtesë dhe penalltitë do të aplikohen në ndeshjet e dytë për të vendosur finalistët, nëse totali i golave është i barabartë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Tifozat Kuq e Zi ‘i zënë’ derën FSHF-së: Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë

Tifozat Kuq e Zi ‘i zënë’ derën FSHF-së: Djemtë e zgjedhur të Arbërisë, kundër pazareve në emër të Shqipnisë