Në ambientet e Federatës Shqiptare të futbollit u hodh shorti për sezonin e ri ku 18 ekipe do të luftojnë mes tyre për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore por edhe për të mbijetuar në këtë kategori.
9 takimet e javës së parë do të luhen të gjitha në orën 17:00 në 31 Gusht ku Dinamo do të udhëtojë drejt Pukës për t’u ndeshur me debutuesit e Veleçikut.
Apolonia dhe Shkumbini do të përplasen që në javën hapëse. Elbasani do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi me rastin e 100-të vjetorit të themelimit të klubit.
Verdheblutë do të presin skuadrën e Tërbunit. Kategoria e Parë këtë edicion pritet që të dhurojë shumë emocione, pasi janë në garë shumë ekipe të forta që dëshirojnë kategorinë Superiore, mes tyre Apolonia, Shkumbini, Tomorri, por edhe të tjerë.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA