TIRANE - Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për turin e dytë të Cahmpions League dhe turin e tretë të Evropa League. Shorti nuk ka qenë shumë me fat për ekipin shqiptare që do të kenë përballë ekipe shumë të vështirë nëse do të kalojnë në turin tjetër, përkatësisht Kukësi në turin e tretë dhe Skënderbeu në turin e dytë në Evropë.
Kështu goglat kanë vendosur përballë ekipit të Kukësit, Metalurgun e Doneskut të Ukrainës. Shanset që Kukësi, nëse do të kalojë Saravejon të kalojë ekipin e Metalurgut janë shumë të vogla, pasi në përbërje të ekipit të Ukrainës janë 7 brazilianë dhe financat e ekipit janë shumë herë më të larta se Kukësi, madje edhe në renditjen e FIFA-s, verilindorët e Shqipërisë janë shumë herë pas në renditje.
Tradita e bluve në Evropë është shumë e pakët, pasi vetëm këtë edicion për herë të parë po luan në Kupat e Evropës. Por drejtuesit e ekipit të Kukësit bëjnë thirrje për qetësi duke mos u shpërqendruar nga ndeshja e kthimit me Sarajevon që do të zhvillohet pas një jave në Bosnje. Ndërsa ekipi tjetër shqiptar, por që luan në Champions League është Skënderbeu.
Korcarët kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm që do të ketë përballë nëse do të kalojë ekipin e Neftcit të Bakusë. Sipas goglave, Skënderbeu mund të përballet me ekipin e Bate Borizovit ose Shakhter Karagandy. Edhe për kampionët e Shqipërisë do të jetë shumë e vështirë që të ëndërrojnë kualifikimin në turin e tretë, pasi bjellorusët e Bates synojnë fazën e grupeve, madje në vitet e fundit kanë bërë historinë, duke mundur edhe kampionët e Evropës, Bayernin në fazën e grupeve.
Të dy ekipet shqiptare, si Kukësi dhe Skënderbeu kanë shanse reale për të kaluar në turin tjetër, pasi në ndeshjet e para të tureve aktuale kanë marrë rezultate pozitive duke pasur mundësi reale për kualifikim. Megjithatë gjithçka mbetet që të shihet në vazhdim se cfarë do të ndodhë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com