Manchester United-Milan është super dueli i fazës së 1/8 të Europa League. Shorti i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka dhuruar një përballje tejet interesante dhe shumë të fortë. Për trajnerin e Milanit Pioli anglezët janë favoritët. Edhe për Romën skuadrën tjetër italiane të mbetur në garë goglat nuk kanë qenë me shumë fat pasi rivali është i fortë.
Verdhekuqtë do të përballen me ukrainasit e Shakhtar Donetsk. Më me fat kanë qenë dy ekipet e tjera angleze. Kështu Arsenali do të ndeshet në këtë fazë me grekët e Olympiacos ndërsa për Tottenham shorti rezervoi kroatët e Dinamo Zagreb.
Me fat ishin dy ekipet spanjolle pasi Villarreal do provojë të arrijë çerekfinalet ndaj Dinamos së Kievit ndërsa Granada luan me Molde.
Rival i pranueshëm ishte edhe për Ajax. Holandezët do kenë përballë në këtë tur Young Boys dhe dueli tjetër është Sllavia e Pragës- Rangers. Ndeshjet e 1/8 të Europa League do të luhen më 11 dhe 18 mars./ Përgatiti Andi Kapxhiu