Shorti, përcaktohet faza e
grupeve e Europa Leauge

Shorti, përcaktohet faza e<br />grupeve e Europa Leauge
48 skuadra në 12 grupe, UEFA Europa League merr formë për sezonin e ri nga Monako. Në Principatë të gjithë njohën kundërshtarët e tyre. 16 skuadra e fillojnë sezonin tani ndërsa 10 të tjera erdhën nga Playoff i UEFA Champions League. Pa harruar edhe debutues si Mainz 05, Nice apo dhe modestët e Osmanlispor.

Të pranishëm edhe dy kuqezinj, Ansi Agolli me Qarabag dhe Ergys Kaçe, i sapotransferuar tek Viktoria Plzen. Përsa ju përket 12 grupeve, ato u ndanë në 6 me ngjyrë të kuqe e 6 të tjera blu. Grupi A duket më i forti ku Manchester United, Fenerbahce dhe Feyenoord do të luajnë për dy vende me anglezët favoritë për kreun.

Historia e bën grupin G gjithashtu interesant. Ajax, Celta Vigo dhe Panathinaikos duhet të likojnë njëra-tjetrën por edhe Standard për dy vende që të cojnë më tej. Ansi Agolli e fillon rrugëtimin nga grupi J, ku Qarabag do të përballet me Fiorentina’n, PAOK dhe Liberec.

Edhe Kace do luajë ndaj italianëve, pasi Viktoria Plzen u vendos në grupin E bashkë me Roma, Austria Eien dhe rumunët befasues të Astra’s. Ky është një nga dy sezonet e fundit që fituesi i shpërblyer me 15.71 milionë euro merr pjesë në Playoff’in e UEFA Champions League.

Nga ai 2018-2019, fituesi i UEFA Europa League, do të jetë pjesëmarrës direkt në grupet e UEFA Champions League. Ndeshjet e fazës së parë do të luhen në 15 dhe 29 Shtator, 20 Tetor, 3 dhe 24 Nëntor për të mbyllur grupet në 8 Dhjetor.

Grupet e Europa league: 

Grupi A
1. Manchester United
2. Feyenoord
3. Fenerbahce
4. Zorya

Grupi B
1. APOEL
2. Olympiakos Piraeus
3. Young Boys
4. FC Astana

Grupi C

1. St Etienne
2. Anderlecht
3. Mainz
4. Gabala

Grupi D
1. AZ Alkmaar
2. Dundalk
3. Maccabi Tel Aviv
4. Zenit Petersburg

Grupi E
1. Austria Vienna
2. Plzen
3. AS Roma
4. Astra

Grupi F
1. Sassuolo
2. Rapid Vienna
3. Genk
4. Ath Bilbao

Grupi G
1. Celta Vigo
2. St. Liege
3. Ajax
4. Panathinaikos

Grupi H
1. Gent
2. Braga
3. Konyaspor
4. Shakhtar Donetsk

Grupi I
1. Nice
2. Salzburg
3. Schalke 
4. Krasnodar

Grupi J
1. Liberec
2. Fiorentina
3. PAOK 
4. Qarabag

Grupi K
1. Southampton
2. Sparta Prague
3. Inter
4. H. Beer Sheva

Grupi L
1. Villarreal
2. FC Steaua Bucuresti
3. Zurich
4. Osmanlispor

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron