'Shota', makina e parë ushtarake e blinduar 'Made in Albania'! Do prezantohet në panairin e mbrojtjes në Paris (VIDEO)

Për herë të parë në Shqipëri prodhohet makina e parë ushtarake e blinduar. ‘Shota’, një emër me domethënie të veçantë është zgjedhur për makinën, në nder të luftëtares shqiptare Shote Galica. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, pamjet se si duket makina e parë ushtarake shqiptare.

“Mirëmëngjesi dhe me “shotën”, automjetin e parë ushtarak të blinduar ‘Made in Albania’, një prodhim i ri i çikës sonë bulqizake Arjeta Puca dhe ekipit të saj fantastik të gocave profesioniste, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Prezantimi i saj do të bëhet në Panairin Eurosatory Paris 2024 në panairin ndërkombëtar për mjete mbrojtje, në të cilin Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë përfaqësuar nga një kompani 100% shqiptare. Panairi zgjat nga data 17 deri në 21 qershor dhe marrin pjesë rreth 2 mijë kompani nga e gjithë bota, ku mes tyre do përfaqësohet edhe Shqipëria. Në panair do ketë delegacione nga shtete të ndryshme, edhe përfaqësues të SHBA e NATO, të interesuar për mjete në fushën e mbrojtjes.

Shota është prodhuar nga kompania shqiptare TIMAK e Arjeta Puçës. Kjo kompani ka prodhuar edhe ambulanca të blinduara të cilat janë dërguar në Izrael.

1718265871_90001718264831x04501718123098xshotashqiptareeblinduar734485.jpg

Makina ushtarake shqiptare, Shota

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kujdes!: 13/06/2024 23:43

    Në vend të shani Errësirë 'n..secili prej jush le të ndezi Far'in e Telefonit me Bo Pak dritë për Mëmëdhenë!..nuk shahet Nona!

    Përgjigju
  • Nevil: 13/06/2024 12:13

    Dmth ndaj po e ndryshon legjislacionin boti per prodhimet ushtarake nga privati - e paskan bere gati per kete "biznesmenen" e saldimit te ambulancave! Ngado ta rrotullosh qelbet korrupsion ndrikull Rama.

    Përgjigju
  • Shota: 13/06/2024 12:00

    Tja beje bam komshija "oj ti ". Po kur prodhon Gjermania me pjese Japoneze dhe Kineze "oj ti", apo kjo nuk quhet se eshte Gkjermani "oj ti".Shota eshte e persosur bravo dhe respekte. Na gjinden gjithkund keto serbe e greke "oj ti" po bam tja beje komshija "oj ti"

    Përgjigju
  • papingji: 13/06/2024 11:07

    me at emer e ki bo per kosoven oj ti. smuj me than e prodhue n shqipni kur vec korracen i ki saldue. mos baj marketing t ulet oj ti. tan e dim qa ti modifiko makina e sprodho gje ka zero

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 13/06/2024 09:20

    Ku prodhohet motori, po diferenciali, po gomat? Ky eshte prodhim fason me material porositesi.

    Përgjigju
    • Ai: 13/06/2024 16:24

      Me thuaj nje mjet lufte apo civil qe prodhohe e gjitha ne nje vend shoku,testet do ta tregojne se sa e vlefshme do te jete kjo shota jon

    • po po: 13/06/2024 11:20

      Po ti ca ke bere deri tani? Jeni tegjithe mjeshtra komentesh online

    • Shaban: 13/06/2024 11:10

      Jo vetem materiali por edhe skeda teknike per prodhimin e saj.

    • Potop: 13/06/2024 11:07

      E Ca problemi Ka apo duhet me then nei gje kunder se,sben.

    • Or tej: 13/06/2024 10:37

      Ne prodhojme vetem hashash ndersa te tjerat vetem i montojme or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja