Vendimi i kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika për uljen e ndjeshme të shpenzimeve për edicionin e ri futbollisitik për ekipin e Flamurtarit dhe largimin e futbollistëve të super paguar me kontrata shumë të majme ka sjellë menjëherë reagimin e tifozëve të klubit.
Tifozët kuqezinj të mbledhur para stadiumit ‘Flamurtari’ në një protestë paqësore kanë kërkuar nga ana e drejtuesve të klubit që të anulohen vendimet e fundit për largimin e titullarëve nga ekipi.
Ata shprehen se nuk janë kundër përbërjes së ekipit vetëm me futbollistë vendas dhe të dalë nga akademia labe, por jo në këtë moment, kur ekipi ishte konfiguruar plotësisht dhe gati për një start të fuqishëm duke shpresuar edhe për fitimin e titullit kampion.
Në fund, tifozët u kanë bërë thirrje të gjithë biznesmenëve vlonjate që të marrin frenat e ekipit në dorë në këtë moment të vështirë dhe ta ringrejnë aty ku e meriton për të rivalizuar denjësisht këtë edicion.
Protesta e tifozëve kuqezinj ka zgjatur për disa minuta para stadiumit. Ndërsa vendimi i drejtuesve të klubit nuk ka kthim pas.
/Shqiptarja.com