“Gjithsej numri i përfituesve është rreth 649 mijë vetë, të cilët do të marrin një fond rreth 1.96 miliardë lekë, rreth 95% të pensioneve i shpërndajmë përmes Postës Shqiptare, janë dhe një kategori të cilët e marrin në bankë, dhe ata në datën 20, kur bëhet xhirimi i pensioneve mujore, automatikisht do njoftohen”, tha Hado.
Ndërsa Laert Dodaj, drejtori i postës shqiptare, shpalli kalendarin për shpërndarjen e lekëve, në mënyrë që të mos ketë radhë.
“Duke filluar nga data e nesërme, 15 dhjetor, do të tërheqin shpërblim ata pensionistë që kanë datën për t’i marrin nesër pensionet, si dhe pensionistët që e kanë marrë në datën 1 dhjetor. Kështu, duke filluar ditë pas dite ky grafik do të vazhdojë dhe do të bëhet i ditur me mënyrat e ndryshme të komunikimit. Deri në fund të vitit gjithçka do të kalojë pa problem, sportelet do të qëndrojnë të hapura deri në orët e vona që të kalojë gjithçka pa problem”, deklaroi Dodaj.
Shpërblimin prej 3 mijë lekësh të reja në radhët e pensionisteve do të përfitojnë të gjithë, duke nisur nga të moshuarit që marrin pension në fshat e qytet dhe duke vijuar me ish-ushtarakët, pensionet e posaçme, pensionet familjare etj.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO










