Shpërblimet për titullin,
në Euro 2012 luhen milionat

Shpërblimet për titullin,<br />në Euro 2012 luhen milionat
Euro 2012 fillon këtë të premte, dhe me të fillon edhe gara mes 16 shteteve pjesëmarrëse në kërkim të titullit kontinental. Motivimi sigurisht që nuk mungon te asnjëra skuadër, por për ta shtuar atë janë përkujdesur federatat përkatëse që kanë bërë gati shpërblimet në rast të triumfit.

Kjo pa dyshim se vlen më së tepërmi për ekipet nga të cilat nuk konsiderohen në mesin e favoritëve kryesorë për të fituar titullin, ngase do të kenë arsye shtesë për të tejkaluar parashikimet. Befasitë kurrë nuk janë ‘mision i pamundur’, dhe mjaft të kujtohet rasti i triumfit të Greqisë në Euro 2004.

Brenda këtij muaji, deri në finalen e garës më 1 korrik, skuadrat pjesëmarrëse do të kenë para vetes sfida të veçanta. Sa u përket shpërblimeve, në rast të triumfit askush nuk do të përfitojë më tepër se Ukraina. Shpërblimi maksimal nëse Ukraina e fiton titullin do të jetë 13 milionë euro.

Kjo nënkupton se secili futbollist do të përfitojë nga 570 mijë euro, më tepër se shpërblimet e premtuara nga cilido prej shteteve të tjera pjesëmarrëse në Euro 2012. Danimarka është e dyta sa u përket shpërblimeve me 404 mijë euro për futbollist, pasojnë Franca (320 mijë) dhe Gjermania (300 mijë).

Për çdo barazim në fazën e grupeve ukrainasit do të përfitojnë bashkërisht 250 mijë euro, kurse për fitore dyfish më tepër. Për kualifikim në fazën eliminatore të Euros, Ukraina do të shpërblehet me 2 milionë euro, njësoj sikurse në rast të kalimit në gjysmëfinale. Finalja do t’i siguronte skuadrës edhe tre milionë euro, kurse titulli i kampionit kontinental, bonus 4 milionë e 500 mijë euro. Kujtojmë se Ukraina gjendet në Grupin D me Suedinë, Francën dhe Anglinë.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës