TIRANE - KLSH ka përgatitur dhe dërguar katër kallëzime penale në organet e prokurorisë për 8 zyrtarë të pushtetit vendor, nga të cilët 3 drejtues bashkishë e komunash: bëhet fjalë për një ish-kryetar bashkie në Prrenjas, dy ish-kryetarë të komunave Qukës dhe Kukur, një ish-drejtor Departamenti Ekonomik në bashkinë Rrëshen dhe drejtues të tjerë, njoftoi zyra e shtypit pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.
KLSH, në periudhën prill-qershor 2012 përfundoi auditimin në bashkitë Rreshen e Prrenjas dhe në komunat Qukës e Kukur. Auditimi është kryer mbi procedurat e prokurimit dhe kryerjen e investimeve publike në këto njësi vendore, mbi mbledhjen e taksave vendore dhe administrimin e pronës publike, si dhe mbi zbatimin e ligjit të urbanistikës në ndërtimet e këtyre njësive, për periudhën dyvjeçare 2010-2011.
Ekipi i auditimit i KLSH gjeti në bashkitë dhe komunat e lartpërmendura shkeljet si vijojnë:
Mangësi të theksuara në procedurat e prokurimit për rikonstruksione rrugësh dhe shkollash publike;
Pagesa për punime publike të pakryera nga sipërmarrës privatë;
Ndërtim urash pa projekt teknik, pa studim hartografik e kritere teknike;
Shpallje të vlerës limit të kontratës me vlerë më të lartë, në kundërshtim me VKM nr. 30, dt. 20.01.2010 “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe të analizave teknike te tyre”;
Lejim të veprimtarisë së shfrytëzimit minerar për subjekte private që nuk kanë marrë leje dhe nuk kanë derdhur të ardhura për komunën;
Lidhje kontratash për leje shfrytëzimi të shkëmbinjve gëlqerorë, ndërkohë që kjo e drejtë i përket vetëm Ministrisë së Tregtisë, Ekonomisë dhe Energjetikës;
Të ardhura të munguara për bashkitë dhe komunat, nga dhënia e lejeve të ndërtimit pa aplikuar tarifën prej 1 % të vlerës së ndërtimit për financimin e studimeve urbanistike, sipas ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, neni 51.
Shkelje të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” me ndryshime, në miratimin e 30 lejeve të ndërtimit pa dokumentacionin e përcaktuar ligjor, etj.
Si rezultat i këtyre shkeljeve, shtetit i është shkaktuar një dëm ekonomik përmbledhës në masën 31.477.096 lekë.
(gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com