Shpërngulen 40 familje nga Veriu

Shpërngulen 40 familje nga Veriu
Rreth 40 familje janë shpërngulur nga lagjja “Tre Rrokaqiejt” në veri të qytetit të Mitrovicës. Vrasja e Selver Haradinaj, incidentet e njëpasnjëshme dhe situata e pasigurtë e në tension kanë detyruar që banorët t’i lëshojnë pronat e tyre e të nisen drejt jugut të qytetit, raportojnë mediat e Kosovës.

“Ju duhet të na kuptoni që është rrezik për ne që jetojmë këtu që vazhdimisht të dalim në televizion, sepse nuk ndjehemi të sigurt kur dimë që as institucionet tona nuk po bëjnë asgjë për ne, madje na thonë që vetë t’i mbrojmë pronat tona”, ka thënë një nga banoret e "Tre rrokaqiejve" duke dashur të mos zbulojë identitetin e saj. Ajo edhepse thotë që të gjithë banorët janë shpërngulur përkohësisht, ka frikë se do përsëritet historia e bashkëqytetarëve tjerë të Mitrovicës që nga 1999 nuk janë kthyer në pronat e tyre të uzurpuara nga serbët.

Tre rrokaqiejt, objekte këto që lidhin pjesën jugore me veriun e qytetit të Mitrovicës janë afër ndërtesës të Komunës paralele serbe të Mitrovicës që e bëjnë qarkullimin e shqiptarëve shumë të vështirë dhe me rreziqe.

"Të gjitha të këqijat i kanë organizuar të huajt", akuzojnë banorët e lagjes "doktorët". Banorët tjerë janë për përdorim force dhe duhet ndërhyrje policore.

 Tani në këto lagje, përpos Policisë së Kosovës, janë shtuar edhe patrullimet e KFOR-it.

Pas luftës në Kosovës, në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, grupe të organizuara serbe, vranë 12 shqiptarë brenda nate dhe shpërngulën mbi 15 mijë shqiptarë nga veriu i qytetit. Pronat e tyre u uzurpuan, disa edhe u blenë nga serbët, derisa institucionet e Kosovës dhe misionet e huaja UNMIK, e tani edhe EULEX, por edhe shteti i pavarur i Kosovës me mekanizmat e sigurisë nuk kanë arritur që të vendosin kushtetushmërinë, rendin dhe ligjin që vazhdon që prej 1999-tës.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Pritshmëritë nga mandati i dytë i Presidentit Trump

Pritshmëritë nga mandati i dytë i Presidentit Trump