Shpërthen modelja, agjencia e 
modelingut i kërkoi të dobësohet

Shpërthen modelja, agjencia e <br />modelingut i kërkoi të dobësohet
Një modele ka sulmuar publikisht agjencinë e saj të modelingut, pasi i kishin kërkuar të dobësohej (edhe më shumë), në të kundërt, do të largohej nga puna. Charli Howard në postimin e saj në Facebook tha se vazhdimisht e etiketonin si 'të shëndoshë' edhe pse modelja ishte masa 6 (38).

23-vjeçarja nga Londra shkroi një letër plot mllef, ku kritikonte agjencinë, emri i së cilës nuk bëhet me dije, pasi i kërkonin vazhdimisht të humbiste disa centimetra në zonën e ijeve.

"Refuzoj të ndihem e turpëruar dhe e mërzitur çdo ditë, sepse nuk plotësoj standardet tuaja qesharake dhe të parealizueshme të bukurisë, ndërsa ju rrini çdo ditë në tryezat tuaja të punës, hani torta dhe biskota dhe na gjykoni mua dhe shoqet e mia për pamjen tonë të jashtme.

Sa më shumë të na detyroni të biem në peshë, aq më shumë stilistë do të krijojnë veshje që t'i përshtaten masave tona dhe aq më shumë vajza të reja do të sëmuren. Ky nuk është më imazhi që dua të përfaqësoj. Nëse ende nuk e keni kuptuar, unë jam femër. Jam njeri. Nuk mund të heq si me magji kockat e ijeve, vetëm për të arritur standardet e agjencisë.

E kam luftuar natyrën për një kohë shumë të gjatë, sepse ju e keni konsideruar trupin tim 'të kolmë', por kam filluar ta dashuroj trupin tim. Nuk kam gjoks të madh, por të pasmet e mia janë në rregull." ka shkruar mes të tjerash modelja britanike. Howard tha se është mahnitur nga mbështetja që ka marrë nga gra, agjenci dhe fotografë pasi postoi këtë letër dhe ka vendosur të vazhdojë modelingun, por sipas kushteve të saj.

"Gjendja ime mendore dhe fizike është më e rëndësishme se një numër në një peshore", shtoi Charli. Edhe të tjera modele kanë patur 'shpërthime' të tilla ndaj agjencive të tyre, që kërkojnë tek modelet kritere surreale, të parealizueshme, edhe pse ato të fundit mund të konsiderohen fare lehtë nënpeshë.
charli howard
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi