Shpërthen Viola Spiro ndaj
Robert Aliaj: Banal dhe i shtiru

Shpërthen Viola Spiro ndaj<br />Robert Aliaj: Banal dhe i shtiru
Viola Spiro ka përfituar nga buja mediatike që bëri veprimi i anëtarit të jurisë Robert Aliaj, në spektaklin e kërcimit "Dance With Me", për të sulmuar këtë të fundit publikisht dhe për të nxjerrë 'mllefin' që ka mbledhur gjatë gjithë këtyre javëve. Në nje intervistë për "Panorama", Spiro e cilësoi Robertin si 'njeri banal e të shtirur'

Gjatë spektaklit, Aliaj shpesh ka hedhur kritika thumbuese ndaj Violës, dhe ajo 'mori hak' duke ia kthyer me të njëjtën monedhë.

"Për mua, Robert Aliaj është njeri hipokrit. Të mundohet të hiqet sikur është ndryshe nga ne, nuk e bën ndryshe dhe avanguard, siç ai pretendon", shprehet Spiro. Ajo vazhdon më tej kur thotë se Aliaj është një kritik pa bazë, dhe filozofon pa e çuar mendimin deri në fund.

"Është e disata javë që bazon performancën e tij në kurrizin tim dhe kërkon vëmendje me hir a pahir nga publiku", tregon Viola. Ajo ka shtuar se duke qenë se Aliaj i sjell energji negative, mundohet ta shmang në çdo ambient që e ndesh dhe tregon se gjatë show-­t ai është i shtirur pasi ndryshe flet jashtë skene, e ndryshe nga paneli.

"I dashur Robert, je bërë i parashikueshëm, ndaj mos nxirr inate personale në skenë, sepse jam aq fisnike sa të mos të të ofendoj live, siç bën ti". Ndërsa përsa i përket "largimit" të Aliaj­t nga spektakli i fundit pas performcancës së aktorit Sejfulla Myftari me partneren, Viola e konsideron si një gabim të madh.

"Atij t'i vijë turp, që një artist siç pretendon se është, t'i drejtohet në atë mënyrë Cekes, një burri dhe artisti me 40 vjet karrierë dhe që ka rritur breza me humorin e tij. Duke kujtuar fjalët e tij "Më mirë qen se Ceke", e them me bindje se i vetmi njëri banal dhe i shtirur aty është Robert Dragot Aliaj. 
viola robert
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij