MITROVICE- Dy fëmijë serbë u plagosën pas shpërthimit të një granate dore në shtëpinë e tyre në qytetin e Mitrovicës. Mediat serbe bëjnë me dije se bëhet fjalë për një fëmijë tre vjeçar dhe një vajzë e moshës 9 vjeçe të cilët u lënduan nga copat e eksplozimit në kokë dhe në qafë. Fëmijët janë jashtë rrezikut për jetë në spitalin në veri të Mitrovicës.
Shpërthimi i fuqishëm ndodhi dje rreth orë 18:45 në lagjen e boshnjakëve në Veri të Mitrovicës. Nga hetimet paraprake thuhet se mjeti shpërthyes është hedhur nga dritarja e shtëpisë së tyre por ende nuk dihet asgjë për motivet apo autorët e kësaj ngjarje të rëndë.
Shefi i zyrës serbe për Kosovën Aleksandër Vulin u bëri thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të ndriçojnë sa më parë këtë incident. Shpërthimi në Mitrovicë pasoi disa shpërthime të tjera në 24 orët e fundit në veri të vendit të cilat kaluan pa pasoja në njerëz.
Redaksia Online
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com