DAMASKE - Një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qendër të Damaskut. Më shumë se 20 të vdekur rezultojnë sipas raportimeve të dëshmitarëve okularë.

Megjithatë agjencia shtetërore raporton më "shumë viktima të vdekur dhe të plagosur", duke përfshirë dhe nxënësit e një shkolle aty pranë. Një makinë bombë shpërtheu në rrugën e Revolucionit, në zemër të qytetit.

Shpërthimet të tjera me makina bombë u dëgjuan në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri edhe në periferi të kryeqytetit sirian.

Ndërkohë, Koalicioni Kombëtar sirian, organi kryesor i opozitës është i gatshëm të negociojë për të arritur një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund krizës së përgjakshme në vend, por beson se presidenti Bashar al-Assad nuk mund të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të mundshme.

Kjo është ajo, që është deklaruar në një dokument, që do të diskutohet në takimin e trupit, e cila do të nisë punimet në Kajro në ditët në vijim nën kujdesin e SHBA-së dhe Rusisë.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)