Shpërthim në veri të Mitrovicës
dëmtohet një shtëpi serbe

Shpërthim në veri të Mitrovicës<br />dëmtohet një shtëpi serbe
Një tjetër shpërthim ka ndodhur të hënën rreth orës 23 e 10 minuta në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht në rrugën "Sutjeska", apo pranë ish- farmacisë së shtetit, njofton Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Zëdhënësi Avni Zahiti, njoftoi se mjeti i shpërthimit ende nuk dihet, ndërsa ai ka dëmtuar ballkonin e një banese të një qytetari serb të Kosovës.

Njësiteve të zjarrfikësve u është dashur të ndërhyjnë për të shuar zjarrin në ballkon. Zahiti tha se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Ky është rasti i fundit në valën e shpërthimeve të tilla, që në muajt e fundit, po ndodhin thuajse çdo ditë në pjesën veriore të Mitrovicës. As për këtë shpërthim policia nuk ka të dyshuar e as të arrestuar.

Veriu i Mitrovicës, është zonë e brishtë e sigurisë, dhe vazhdimisht ka qenë arenë incidentesh e shpërthimesh.

Dhuna është shpeshtuar në kohët e fundit dhe sipas disa analistëve kjo është pasojë e bisedimeve mes kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë në Bruksel, të cilët po shqyrtojnë zgjidhjen e problemit të strukturave paralele serbe, që kontrollojnë si këtë pjesë të qytetit, ashtu edhe tri komunat tjera me shumicë serbe ne veri.

Kjo pjesë e Kosovës nuk ka njohur asnjëherë autoritetin e Prishtinës zyrtare, derisa strukturat paralele janë financuar rregullisht nga Qeveria e Serbisë.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve