PRISHTINE- Policia e Kosovës njoftoi se disa minuta pas mesnatës së të dielës (18 nëntor) është regjistruar një shpërthim në rrugën "Mbreti Petër" në Zveçan.
Në bazë të raporteve të para policore të siguruara nga hetuesit mësohet se lënda eksplozive ka shpërthyer në oborrin e një shtëpie duke shkaktuar dëme materiale në vitrinën e lokalit, përkatësisht xhamat e thyera si dhe dëme sipërfaqësore mbi dy automjete private të parkuara në afërsi.
Nuk është raportuar për persona të lënduar. Policia thotë se është duke zhvilluar hetimet intensive për të zbuluar shkaqet, motivet dhe rrethanat e këtij akti kriminal. Deri më tani nuk ka të dhëna për identitetin e autorëve të mundshëm.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com