Shpërthime me tritol për
të marrë pëllgjet e naftës
Inxhinierë të fushës së naftë, tregojnë se shpërthimet me eksploziv që kryen kompania “Bankers Petroleum”
TIRANE- Inxhinierë të fushës së naftë, tregojnë se shpërthimet me eksploziv që kryen kompania “Bankers Petroleum”, janë të qëllimshme dhe sjellin përfitime të konsiderueshme financiare. Nga ana tjetër sipas ingjinierëve, këto shpërthime sjellin “vdekjen” e puseve të naftës dhe njëherësh, dëmtimin e banesave që ndodhet në sipërfaqen e tokës, pasi shpërthimi i eksplozivit në nëntokë, sjell lëkundje sizmike (Tërmet). Gazeta “Shqiptarja.com”, ka kontaktuar një ingjinier nafte, i cili nuk pranon të flasë me emër, por sqaron se shpërthimet e kësaj natyre, janë bërë të modës nga të gjitha kompanitë që janë konçesionuar nga shteti, për të nxjerë naftë. Ingjinieri, tregon se shpërthimet me eksplozi bëhen në pjesën më të madhe të puseve, të cilët fundin e tyre e kanë shkëmbor.
“Duke qënë toka shkëmbore, brenda këtyre zonave të forta, ekzistojnë pellgje të shumta me naftë, të cilat nuk janë arritur të nxiren në sipërfaqe nëpërmjet aktivitetit të pusit. Për pasojë, në rastet kur pusi nuk ka prodhimtari të madhe apo kur nuk nxjer më naftë, pikërisht firmat private venë në përdorim metodën e shpërthimit nëntokësor”-shprehet ingjinieri i naftës. Më tej ky i fundit sqaron se nga shpërthimi, shkëmbinjtë nëntokësorë shkrivtohen dhe se në pjesën më të madhe, pellgjet me naftë që ndodhen në zona të ndryshme të tokës, rrjedhin në kanalet dhe çarjet e krijura, duke u mbledhur në pikën zero, që është pikërisht vendi ku ka ndodhur shpërthimi i eksplozivit.
“Pas këtij veprime e gjithë nafta, që “fle në xhepa shkëmborë” mblidhet në një vend të vetëm. Ndërkohë nga ana tjetër, drejtuesit e kompanive private futin në thellësi të pusit, pompa të fuqishme, duke bërë të mundur nxjerjen në sipërfaqe të të gjithë sasisë së naftës që mblidhet pas shpërthimit”-tregon ingjinieri i naftës. Një praktikë e tillë në shumë raste është përsëritur në shumë puse, ku është bërë testimi i parë.
Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1412
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier e Shkodër! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28