TIRANE - Siguria Kombëtare në Shqipëri por edhe lufta ndaj terrorizmit ka vënë në lëvizje edhe vendet anëtare të NATO-s. Pasditen e djeshme mbasadorët e Aleancës së Atlantikut kanë zhvilluar një takim me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
 
Burime për A1 Report bënë të ditura se gjatë mbledhjes është diskutuar me Ministren në lidhje me të gjithë problematikën e sigurisë në vend si dhe masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve shqiptare.
 
Takimi i ambasadorëve të vendeve të NATO-s me Ministren Kodheli vjen në një kohë kur vendi ynë është përfshirë nga një valë aktesh terroriste me tritol.
 
Sulmi më i rëndë mes tyre ka qenë ai ndaj familjes së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri mëngjesin e 10 shkurtit. Ndërkohë që vetëm dy ditë më pas në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi” u gjet një biçikletë ku ndodhej një sasi prej rreth 1 kg lëndë eksplozive tritol.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)