2 shpërthimet me tritol mëngjesin e sotëm si dhe gjetja e një tjetër kallëp tritoli pranë një stacion autobusi në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja të cilat shkruajnë për bombat e njëpasnjëshme që tronditën kryeqytetin shqiptar.

“Reuters” i kushton një vëmendje sidomos faktit që bombat kishin shënjestruar drejtues të anti-krimit duke sqaruar sulmin në farmacinë e familjes së Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, i përfshirë në një fushatë të gjëra kundër trafikut të drogës, vjedhjes së elektricitetit dhe krimeve të tjera, si dhe bombën në apartamentin e familjes së policit.
 
Në raportimet e tyre citohet veçanërisht deklarata e kryeministrit Edi Rama në facebook, ndërsa i përshkruante goditjet si “sulme terroriste që tentonin të godisnin drejtuesit qeveritar të anti-krimit” dhe se qeveria do të dënonte këdo që ka vendosur bombat.

“Reuters” me tej analizon situatën në Shqipëri si një vend me probleme serioze lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin, e ku nuk është e pazakontë përdorimi i bombave nga kriminelët për të larë hesapet apo për paralajmërime.

ABC NEWS shkruan se kryeqyteti i Shqipërisë u godit nga dy shpërthime të fuqishme dhe se këto sulme u konsideruan si “akte terroriste”, duke përmendur edhe vendosjen e bombës së tretë pranë apartamentit ku jetonte nëna e kryeministrit Rama.
 
Gjithashtu dhe Washington Post e raporton lajmin si dy shpërthime të fuqishme në Tiranë në biznesin e familjes së Ministrit të Brendshëm shqiptar dhe në apartamentin e një ish polici. Në fokus sërish është deklarata e kryeministri që cilëson sulmet e koordinuara si “akte terroriste”.  Internacionale.it thotë se tre shpërthime me eksploziv shokuan Tiranën.

Internacionale.it thotë se tre shpërthime me eksploziv shokuan Tiranën dhe sqaron se ato u cilësuan si “terroriste”, me objektiv dobësimin e aksionit qeveritar në luftën e krimit të organizuar dhe narkotrafikut.
 
Ndërsa Independent Balkan News Agency si media e rajonit i trajton më gjerësisht incidentet me detaje dhe me një background ku përmend se gjatë fundit të vitit 2013 dhe gjatë vitit 2014 ka patur një numër të shtuar të akteve terroriste me lëndë eksplozive. Ata nuk lënë gjithashtu pa theksuar se në asnjë rast policia nuk ka mundur të zbardhë ngjarjet dhe të identifikojë autorët, duke shtuar se kjo lë të kuptohet se bëhet fjalë për organizata të mirëkordinuara. 

mediat per shperthimet
mediat per shperthimet
mediat per shperthimet
mediat per shperthimet
mediat per shperthimet

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)