Shpërthimet në Zharrëz, Gjiknuri:
Nesër nisim monitorimet sizmologjik

Shpërthimet në Zharrëz, Gjiknuri:<br />Nesër nisim monitorimet sizmologjik
TIRANE-  Ministria e Energjisë dhe Industrisë deklaron se prej ditës së nesërme do të nisë puna në terren për të kryer montimin e dy stacioneve sizmike të cilat do të shërbejnë për monitorimin sizmologjik të aktivitetit në vendburimin e naftës në zonën e Patos Marinzës.

“Përfaqësues të Ministrisë, të Albpetrolit, të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe të Institutit të Gjeoshkencës do të jenë në zonën e Patos Marinzës për të kryer veprimet e para të përcaktimit të zonës ku do të montohen dy stacionet të cilat tanimë kanë mbërritur dhe janë gati për tu vënë në punë. “- informon zyra e shtypit e ministrisë.

Kjo ministri informon se fillimisht do të nisë monitorimi i lëkundjeve përmes këtyre dy stacioneve dhe më pas do të vendoset edhe një i tretë fiks dhe dy të tjerë të lëvizshëm.
 
Sëbashku, këto pesë stacione do të mund të shërbejnë për të nxjerrë konkluzionin për shkaqet e lëkundjeve dhe nëse ato kanë apo jo lidhje me aktivitetin naftë nxjerrës të kompanisë Bankers Petroleum që operon në Patos Marinzë.

Në fund të deklaratës Ministria e Energjisë dhe Industrisë garanton se është e vendosur për të zbuluar sa më shpejt shkaqet e lëkundjeve dhe për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të banorëve të zonës.

Prej ditës së djeshme vazhdojnë protestat e banorëve të komunës së Zharrësit në Fier, kundër shpërthimeve të kompanisë Bankers Petroleum. Banorët akuzojnë si shkaktarë të  tërmeteve shpërthimet e kompanisë për nxjerrjen e naftës. Kompania e mohon.  Banorët bllokojnë rrugën Fier-Berat

Redaksia onlime
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë