Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dënon me ashpërsi aktet kriminale të ndodhura sot në Tiranë ku si objektiv kanë qenë babai i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe shefi i krimeve në Korçë, Afred Numani. 

Përmes një njoftimi për mediat të shpërndarë nga Presidenca theksohet se Presidenti u kërkon agjencive ligjzbatuese, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të angazhohen maksimalisht për vënien përpara drejtësisë të autorëve të këtyre akteve.

Më tej shtohet se Kreu i Shtetit garanton mbështetjen e tij të pakufishme për të gjitha strukturat shtetërore në luftën kundër krimit dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri.

"Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani dënon me ashpërsi aktet kriminale të goditjes me shpërthim të ndodhura sot në Tiranë. Presidenti u kërkon agjencive ligjzbatuese, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të angazhohen maksimalisht për vënien përpara drejtësisë të autorëve  të këtyre akteve. Kreu i Shtetit garanton mbështetjen e tij të pakufishme për të gjitha strukturat shtetërore në luftën kundër krimit dhe forcimin e demokracisë në Shqipëri."- thuhej në njoftimin e Presidencës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)