LEZHE- Deputeti socialist i qarkut të Lezhës, Gjovalin Kadeli duke mbështetur kreun e komunës Kaçinar, Petrit Bardhi thotë se shpërthimi ishte kërcënim ndaj denoncimeve për abuzime me fondet e shtetit.

“Djegia e makinës është shembull i qartë i zgjimit të elementit kriminal. Ai vjen pas denoncimit të disa abuzimeve të kreut të komunës në ngarkim të disa komunarëve të mëparshëm.
Petrit Bardhi shprehet tepër i indinjuar për mosveprimin e instancave shtetërore ndaj këtyre elementeve të cilat Bardhi ka denoncuar me emër e mbiemër. Këto veprime krynet në mënyrë që të ndalen denoncimet e mëtejshme por të jeni të sigurtë se nuk do të ndodhë por do të denoncohen rast për rasti.”- deklaroi sot deputeti socialist Gjovalin Kadeli.