Shpërthimi në Mitrovicë, AKSH
mund të ndërhyjë në Kosovë

Shpërthimi në Mitrovicë, AKSH <br />mund të ndërhyjë në Kosovë
PRISHTINE - Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), nëpërmjet një komunikate të nënshkruar nga kolonel Sokol Deliu, ka konfirmuar qëndrimin për rishikimin e vendimit të mëhershëm për të mos vepruar edhe në Kosovë, pas sulmit me eksploziv ndaj familjes Haradinaj te “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës, me ç’rast u vra Selver Haradinaj, ndërsa u plagosen fëmijët e tij. AKSH-ja ka ripërsëritur se nuk vepron në Kosovë dhe në Shqipëri, por tani do ta rishikojmë vendimin për Kosovën”, thuhet në fillim të komunikatës, e cila mediave i është dërguar nëpërmes të postes elektronike.

Më tej në këtë komunikatë shkruan se pas ngjarjes tronditëse në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë, urgjentisht është mbledhur Shtabi i Përgjithshëm i AKSHsë, në mënyrë që ta dënojë këtë akt qyqar, akt ky që ka për qëllim të dëmtojë, të shqetësojë dhe ta frikësojë popullatën shqiptare për qëllime që vetëm ata që e kanë bërë këtë akt e dinë qëllimin e vërtetë”, thuhet në kumtesë në mes tjerash.

(rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës